1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Plagosje, kërcënime, shuplaka e gjuajte me kallash, skandalet e ‘kaubojve’ të Nismës

Rekomandime

Katër anëtarë të Nismës Social Demokrate, subjekt ky i udhëhequr nga Fatmir Limaj janë bërë temë kryesore e diskutimit ditëve të fundit, për vetë faktin se janë përfshirë në skandale të ndryshme, shkruan Gazeta Express.

Menjëherë pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit, kur ky subjekt politik e pati të vështirë luftën për të kaluar pragun zgjedhor, deputeti i zgjedhur i Nismës, e ministri në detyrë, Endrit Shala do të godiste me shpullë një gazetar, vetëm pse ky i fundit kishte tentuar të merrte pamje para QKUK-së.

Në fakt, krejt zanafilla e këtij rasti ndodhi me datën 17 nëntor, kur është plagosur me armë zjarri këshilltari politik i zëvendëskryeministrit në detyrë, Fatmir Limajt.

- Advertisement -

Luan Maloku, këshilltar i Limajt u plagos javë më parë para shtëpisë së tij në Veternik, nga familjarë të ish-gruas së tij, derisa, Express raportoi se rasti kishte të bënte me një konflikt që ky i fundit pati me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj.


Fatmir Limaj dhe këshilltari i tij, Luan Maloku
Për derisa ky rast u tha se nuk pati lidhje me veprimtarinë politike të Nismës, po atë ditë, ministri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala do të irritohej me mediat që po përcillnin në QKUK rastin, e për këtë goditi me shpullë një nga gazetarët që ishte i pranishëm.

Fillimisht, siç kishte thënë gazetari Ensar Ramadani, Shala do t’ia kërkonte telefonin me të cilin ai kishte marrë pamje. Pasi që Ramadani nuk kishte pranuar, ai e kishte goditur në fytyrë.

- Advertisement -

Shala e kishte mohuar menjëherë këtë informacion, duke thënë se është thjesht një gënjeshtër. Më vonë, i njëjti tha se bëhej fjalë për një konflikt verbal, teksa tutje u arsyetua se nuk ka pasur informacione se ishte gazetar personi në fjalë.

“Po të betohem, që nuk e kam sulmuar ka qenë konflikt verbal, më shumë ka qenë keqkuptim që ka ndodh mes meje dhe tij sepse nuk e kam ditë që është gazetar”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Ky rast ngriti reagime të shumta në vend, sidomos pas publikimit të pamjeve nga kallxo.com.


Më datë 19 dhjetor, Shala u morr në pyetje nga policia si i dyshuar në lidhje me rastin ‘sulm’ të ndodhur me datën 17 dhjetor. Gjithashtu, u bë e ditur se janë suspenduar nga puna dy policët që siç shihet edhe në video nuk kanë reaguar kur Shala ka sulmuar gazetarin.

Për këtë temë, dhe për arsyen se pse nuk e ka shkarkuar nga pozita e ministrit, ka folur gjatë javës që lamë pas në T7 kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. Ai tha se e ka thirrur në telefon për ta pyetur Shalën për rastin, menjëherë pasi që pa raportimet në media

Vetëm tre ditë më parë, një kandidat për deputet nga radhët e Nismës, Haxhi Hoti, përmes një shkrimi të bërë në Facebook, u bë temë kryesore në media kur kërcënoi me jetë, kryeministrin në ardhje, e kreun e LV-së, Albin Kurtin.

“Albin Kurti ika dy rrugë: ose ta lëshoj Kosovën ose të vritet”, shkroi ai në Facebook.

Postimi i Haxhi Hotit në Facebook
Të menjëhershme qenë reagimet e Nismës që u distancuan nga ajo që shkroi Hoti, derisa, ky i fundit, përmes një shkrimi tjetër në rrjetin social tha se bëhej fjalë për një gabim teknik.

Pos reagimeve të shumta kundër kësaj deklarata, LV dorëzoi një kallëzim penal për këtë rast duke e konsideruar si kërcënim brutal. Policia ndërkaq bastisi shtëpinë e anëtarit të Nismës, dhe i njëjti u arrestua. Prokuroria kërkoi që i njejti të mbahet për një muaj në paraburgim.

Punë nuk bëri as kërkesa e liderit të LV-së, Albin Kurtit që kërkoi që ai të lirohet dhe ta pres Vitin e Ri me familjen e tij.

“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Osëald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, shkroi ai.


Sot ndërkaq, në ditën e parë të vitit 2020, edhe një kandidat për deputet nga radhët e Nismës është bërë temë kryesore e diskutimit.

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Enver Shala, ka publikuar në faqen e tij në Facebook, një video ku shfaqet duke gjuajtur me kallashnikov të tipit gjerman, në festën e ndërrimit të moteve. “Urime me Kallash të Gjermanisë”, ka shkruar Shala.

Pak orë më vonë, i njëjti deklaroi se arma e cila gjuajti në ajër nuk është prej vërteti, dhe se ajo armë në vend të plumbave gjuan fishekzjarrë.

“Desha të ju sqaroj se kallashi që është përdorur, është me fishekzjarrë, bile më pak i rrezikshëm se fishekzjarrët, pra është e lejuar të përdoret në festa të fundvitit”, ka sqaruar Shala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit