13.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Plani i Qeverisë për arsimin: Paralajmërohet largimi i notave për nxënësit e Kosovës

Rekomandime

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka paralajmëruar largimin e notimit diferencial, apo notimit me nota, për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt.

Kështu deklaroi ajo në RTV Dukagjini, ku mes tjerash tha se një energji e madhe e prindërve dhe nxënësve investohet në nota.

- Advertisement -

Shumë shpejt do ta bëjmë publik edhe programin. Shkolla fillore është e rëndësishme që të largohet notimi diferencial, sepse investohet një energji e madhe e prindërve dhe nxënësve. Notimi me nota, ne synojmë të mos ketë më notë nga numri 1 deri më 5 nga klasa e parë deri në këtë katërten. Përmes vlerësimit formativ do të ndihmohen nxënësit në shkathtësitë e tyre”, tha ajo.

Mes tjerash, Nagavci ka thënë se shumë shpejt do të bëhet i ditur edhe programi rreth arsimit.

Në fund, ajo ka thënë se Qeveria pritet të investojë në tekste më të mira për nxënësit, kabinete e laboratore, dhe veçanërisht, fokus në shkollat profesionale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit