1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Plot kosovarë për inati të Albin Kurtit bëhen me Serbinë

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Padyshim që veprimi i ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në veri ishte hap i qëlluar. Reciprociteti zatën, gjithmonë duhet të ndërmirret. Madje, ky hap është dashur të ndërmirret qysh para 10 vjetesh. Por, atëherë kishim qeveri tjetër e kryeministër tjetër.

Pra, në fund efekti i këtij veprimi ishte: Serbia duhet ti pranojë simbolet e Kosovës, s’ka tjetër alternativë.

Por, habit fakti se si disa kosovarê, kryesisht gazetarë, analistë e pak nga opozita, për inati të Albin Kurtit bëhen edhe me Serbinë.

- Advertisement -

Pse e keni këtë inat, pse frikësoheni kaq shumë nga ai? Keni mendu që ka me ua mbyllë gojën. Po e shani sa po mundeni, as që po ua kthen.

Veprimeve shtetërore ku na kthehet dinjiteti duhet ti gëzohemi të gjithë. Ai ska faj pse ia lanë atij të ndërmerr këtë veprim. Ka mundur ta ndërmarrë në kohë fushate edhe Hashim Thaci, edhe Isa Mustafa. Nuk e bënë. Madje, as jashtë fushatave. Thjeshtë e nënshkruan dhe e lanë Serbinë të veprojë. Këta kqyrnin seri.

- Advertisement -

Ndërkohë, Albin Kurti veproi. E veprimeve të tilla duhet ti gëzohemi të gjithë. Mos nxjerrni spirra. Pranojeni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit