Qytetarë nga Lajamanu verior, një zonë e largët e Australisë, po pretendojnë se nga qielli kanë rënë peshq, shkroi Daily Mail të martën.
Sipas banorëve, pranë zonës pati stuhi të madhe shiu, por me të, binin edhe peshq. Një pretendim të tillë e ka edhe këshilltari lokal i shkretëtirës lokale, Andrew Johnson Japanangka, që tha se pritej vetëm shiu, por ra edhe “diçka tjetër”.
“Kur nisi shiu, pamë edhe peshq që binin. Disa ranë në tokë, e disa në çati. Fëmijët i morën dhe po i mbajnë në shishe ose kavanoz”, deklaroi ai.
Zyrtari australian tha se pellgjet e shiut janë mbushur me peshq, e kjo sipas tij, është gjëja më e mahnitshme që ka parë ndonjëherë.
Por, një fenomen i tillë kishte ndodhur në vitet 1974, 2004, 2010 dhe 2016. Ekspertët thonë se kjo ka mundur të ndodhë nga tornadot e forta që tërheqin ujin dhe peshqtë nga lumenjtë.