2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Po e orjentojnë popullin ta urrejë Amerikën

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Strategjia e politilanëve që çdo gjë e rëndë për Kosovën që duhet ta bëjmë është kërkesë e Amerikës, është e rrezikshme. “Amerika po na detyron me nda miliarda për autostrada….”, “Amerika po na detyron me e hekë taksën…”,” Amerika po kërkon me e nda Kosovën…”, “Amerika e injoroi kryeministrin e Kosovës”, “Amerika…” përdoret si armë nga politikanët e korruptuar të Kosovës për ta arsyetuar çdo veprim. Madje, shkuan aq larg sa edhe ndërtimin e Termicentralit Kosova e Re e quajtën tërheqje të Amerikës dhe orjentim nga Rusia.

Kjo po e irriton popullin ndaj mikut më të madh që kemi.

Populli ynë e sheh Amerikën si çlirimtare të Kosovës dhe krijurse e sponzorizuese e pavarësisë së saj e jo si okupuese të saj.

- Advertisement -

Me veprime të tilla, duke e fajësuar Amerikën për çdo faqe të zezë që u bie ndërmend në strategjitë e tyre ogurzeza, këta politikanë matrapazë së bashku me disa pjestarë të mediave e shoqërisë civile po e krijojnë ndasinë e një pjese të popullit ndaj shtetit mik. Këta matrapazë po bëjnë çdo gjë që Amerika të mos shihet si çliruese, por si pushtuese.

Ky trend duhet ndalur menjëherë. Amerika na kërkon t’i lëvizim gjërat përpara, kaq. Na e kanë bërë të qartë në vazhdimësi. Për ta hequr taksën na ka kërkuar më me ngulm Bashkimi Evropian sesa Amerika. Mirë është të hiqet. Vet Grenell e bëri të qartë se në asnjë takim ku ka qenë ai nuk është diskutuar për ndarje të Kosovës. Nëse Kosova ndahet, kjo bëhet se ashtu janë duke e sponzorizuar politikanët e spektri publik i apostrofuar më herët, e jo që Amerika po e kërkon këtë.

- Advertisement -

Termocentrali Kosova e Re nuk ka asnjë lidhje me Amerikën. Thjeshtë, i ishte dhënë në ndërtim një kompanie të vogël amerikane, e cila nuk kishte asnjë kapacitet as financiar, as të ekspertizës, pra kadrovik e as makineritë ta ndërtonte. Politikanët e korruptuar kosovarë pastaj kishin hyrë në marrëveshje të dyshimta, duke garantuar gjithcka përmes shtetit të Kosovës.

Autosradat i ishin dhënë në ndërtim Bechtelit i cili i ndërtoi më së miri. Vet politikanët tanë turreshin t’i jepnin para shtesë në transakcione të dyshimta. Nuk i kishte kërkuar Amerika ato pare. Nuk na kanë kërkuar asgjë. Thjeshtë na kanë kërkuar t’i kryejmë detyrat tona.

Fundja, shumë më tepër këkresa ka BE ndaj nesh, se Amerika.

Shteti ynë mik gjithmonë e ka mbajtur fjalën ndaj nesh. Sigurisht që kur përmendet emri i Amerikës, ne secili, duhet të jemi të kujdesshëm se çka themi. E kemi vetëm atë mik.

Nuk duhet ta lejojmë që asnjë veprim që bëhet këtu të thuhet se po e kërkon Amerika. Kjo nuk është e vërtetë. Po e bëjnë për vete dhe për ti mbuluar të zezat e veta. Pra, për t’i realizuar politikat e tyre ditore dhe interesat e ngushta. Dhe për këtë ne si popull në asnjë rrethanë nuk guxojmë ta rrezikojmë prishjen e marrëdhënieve me Amerikën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit