15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Kurti jep detaje pas bisedës me Borrell: Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me shefin e diplomacisë europiane, Josep Borrell.

Kurti thotë se gjatë kësaj bisede e ka informuar Borrell lidhur me ecurinë e qortimeve të lëshuara për targat ilegale.

- Advertisement -

“Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. E informova atë se janë dhënë 843 qortime nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje, 0 incidente apo ankesa”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se dje edhe kryediplomati europian ka njoftuar se pas situatës së fundit në Veri të Kosovës ka biseduar me Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

- Advertisement -

Ai deklaroi se ngjarjet e fundit mund të vënë në rrezik vitet e punës së palodhur në kuadër të dialogut mes këtyre dy shteteve.

Ndërkaq, sot të dy liderët kanë biseduar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit