Një prezantues televiziv i cili tregon parashikimin e motit në Alabama TV, që po fliste për një uragan masiv, mësoi drejtpërdrejt se shtëpia e tij ishte në rrugë për t’u përballur me një stuhi.
Si rezultat, shkruajnë mediat e huaja, ai u “shmang” pak për t’i dërguar mesazh gruas së tij për t’u siguruar që ajo të strehohej.
Ai “duhej të largohej paksa” kur kuptoi se stuhia që po shikonte po drejtohej drejtpërdrejt në shtëpinë e tij, ku gjendej gruaja e tij, Karen.
Ndërsa transmetimi vazhdonte të ishte i drejtpërdrejtë, Spann mund të dëgjohet duke thënë: ‘Ajo që po bëj është t’i dërgoj mesazh gruas time për t’u siguruar që është e strehuar’.
Gazetarët në redaksinë e ABC 33/40 arritën të kontaktonin gruan e tij, e cila u tha atyre: ‘Oh, është një mrekulli. Një pemë e madhe për pak nuk goditi shtëpinë tonë!’.
Ajo shtoi: ‘Është e pabesueshme! Ka shumë dëme kudo’.