Përderisa në Mitrovicën Veriore KRlMl sa vjen e shtohet dhe Policia duhet të jetë në krye të detyrës, një numër i zyrtarëve policorë duket se kanë zgjedhur të rreshtohen me ata që luajnë bastore.Në pamje shihen disa zyrtarë policorë duke luajtur bastore, në Mitrovicën Veriore, përderisa janë në orar të punës.
Një rast i tillë ka ndodhur, në qendër të qytetit në Mitrovicën Veriore, në Rrugën Sutjeska.
Kujtojmë se bastoret përveç se janë të ndaluara me ligj, zyrtarët policorë e kanë të ndaluar të hyjnë apo luajnë të tilla lojëra që dëmtojnë imazhin e Policisë.
- Advertisement -
Por siç duket kjo nuk vlen për zyrtarët policorë që po provojnë fatin në bastore në mes të Mitrovicës Veriore.