Policia e Kosovës ka arritur ta identifikoj personin që dyshohet se e ka tërhequr qenin zvarrë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Sinjalin se të dyshuarin e kanë shoqëruar për intervistim.
“Policia e ka identifiku automjetin dhe personin e dyshuar, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në rrugën që të çon në fshatin Godanc, personi është shoqëru në stacionin policor në Shtime dhe është duke u intervistuar. Është urdhëru që qeni të dërgohet te veterinari”, tha Veseli.
Në video shihet se shoferi ka lidhur një qen pas veturës dhe e tërheq zarrë derisa ishte në lëvizje.
Ndërsa për qenin është dhënë urdhër që të dërgohet për trajtim te veterinari.