8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Policia e Kosovës liron 8 tifozët çekë

Rekomandime

Policia e Kosovës ka liruar tetë tifozët çek që ishin arrestuar një ditë para ndeshjes Kosovë – Çeki.

- Advertisement -

Lirimi i tyre ka ardhur pas konsultimit me prokurorinë.

“Lidhur me shtatë (7) shtetasit nga Republika e Çekisë dhe njërit (1) me nënshtetësi nga Serbia, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime sipas procedurave ligjore, u janë konfiskuar disa pajisje dhe në konsultim me prokurorinë janë liruar dje, të njëjtit janë trajtuar edhe sipas ligjit për të huajt, ku të njëjtëve iu janë shqiptuar edhe gjobat bazuar në këtë ligj”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha Hoxha për Insportin.

Policia e Kosovës kishte arrestuar tetë shtetas të Çekisë të cilët kishin planifikuar që gjatë ndeshjes futbollistike Kosovë-Çeki ta ngritnin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrim “Kosova është Serbi”.

- Advertisement -

Megjithatë në një reagim të organizatës Fronti i Solidaritetit Evropian për Kosovën që i takonin ky grup çekësh të arrestuar, ata kanë mohuar se me vete kishin mesazhe kundër Kosovës dhe se fare nuk kishin planifikuar të lëshonin dronin në stadium.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit