3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Policia e Shqipërisë zbaton urdhëratë e Serbisë, ndalon veteranin e UÇK’së

Rekomandime

Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë, pasi që shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol.

- Advertisement -

Kështu ka shkruar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka theksuar se nga burimet që kanë marrë, Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ju bëjmë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera. Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit