Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 12:00, në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, segmenti rrugor fshati Kaqandoll.
Avni Zahiti, zëdhënës rajonal i policisë në Mitrovicë ka thënë për Indeksonline se tre persona kanë marrë lëndime trupore.
“Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës drejtuesi humb kontrollin ndaj veturës dhe del nga rruga, si pasojë lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe dy pasagjerët, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti