13.6 C
Pristina
Friday, June 9, 2023

Të gjithëve po u intereson, çfarë ndodhi me çantën e Haki Abazit që ia mori Dardan Molliqaj

- Advertisement -

Të rekomanduara

Një debat i tensionuar në emisionin “Pressing Zgjedhor” të televizionit T7, në mes të Haki Abazit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Dardan Molliqajt të PSD-së, është përcjellë edhe me një incident fizik pas emisionit, në hollin e objektit ku mbahen xhirimet, shkruan Gazeta Express.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 11 shtatorit, ndërsa me rastin dhe zbardhjen e situatës po merren tashmë edhe autoritetet kosovare.

Ndërkohë pas plot 18 ditësh në mediat kosovare është publikuar edhe videoja origjinale e përplasjes fizike në mes të dy politikanëve që këto zgjedhje ia mësyjnë ulëses në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ajo që mbetet ende mister nga pamjet e publikuara, është se ku ka përfunduar çanta e Haki Abazit.

- Advertisement -


Deri para se të ndodhte incidenti, Abazi shihej duke ecur me çantën e tij në shpinë, ndërkohë pasi merr fund problemi, Dardan Molliqaj shihet duke dalë nga objekti me çantën e Abazit në dorë. Lidhur me këtë çështje Gazeta Express ka kontaktuar vetë Haki Abazin.


I pyetur për fatin e çantës dhe nëse ia ka kthyer Molliqaj atë, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka pranuar të flasë për Gazetën Express.

Dëshmitar i kësaj ngjarjeje ka qenë edhe nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, i cili fillimisht kishte deklaruar se nuk kishte parë asgjë, megjithatë në videon e publikuar shihet që ka qenë i pranishëm gjatë gjithë incidentit.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -