1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Policia jep detaje për sulmin ndaj djalit të Isa Mustafës, si ndodhi ngjarja

Rekomandime

Besnik Mustafa, djali i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, ka marrë një mesazh kërcënues në rrjetin social Facebook, nga një person i panjohur.

Për këtë rast, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku është theksuar se Mustafa e ka lajmëruar rastin në polici.

- Advertisement -

“Prishtinë, 26.12.2019-15:55. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se më datë 26.12.2019 rreth orës 23:20 ka pranuar një mesazh kërcënues në profilin e tij privat në rrjetin social Facebook nga një profil me emër mashkulli. Sipas ankuesit i dyshuari e kishte fyer, ofenduar në baza familjare dhe e kishte kërcënuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thekson raporti.

Ndërkaq Mustafa e ka publikuar mesazhin në Facebook. Në mesazh thuhet ndër tjera nga dërguesi se “kom me të kall për së gjalli” e shumë ofendimi tjera banale.

Mirëpo ky mesazh nuk e ka shqetësuar shumë Besnik Mustafën.

- Advertisement -

Ai në Facebook ka shkruar: “Një prej zagarëve….bile mos u mshefni, nëse keni diqka veq kallxoni ku doni qysh doni”.

Por, kërcënuesi i cili në rrjetin social Facebook mban emrin Kryeziu Bekir, i ka shkruar Gazetës Insajderi, duke i mohuar këto. Ai ka thënë se nuk e ka kërcënuar të birin e Isa Mustafës.

- Advertisement -

Po ashtu ka thënë se i është keqpërdorur profili i tij për këtë gjë, ndërsa ka kërkuar ndihmë, duke pohuar se edhe atë tashmë janë duke e kërcënuar.

“Kërkoj ndihmë nga ju, ju lutem më ndihmoni, janë duke ma keqpërdor adresën e FB. Në emrin tim e kërcënojnë djalin e Isa Mustafës, unë nuk jam njeri që kërcënoj, unë nuk jetoj në Kosovës, unë jetoj në Zvicër. Ju lutem më ndihmoni, po më kërcënojnë edhe mua. Kërkoj falje publikisht edhe pse nuk kam qenë unë, ju lutem më ndihmoni”, ka thënë Kryeziu Bekir.

Ai tutje ka thënë se nuk e di se kush ka mundur ta bëjë këtë, derisa është shprehur i shqetësuar që edhe ai po merr kërcënime përmes këtij rrjeti social tashmë.

“Un nuk kam kërcënuar, unë punoj furrtar natën, ditën kam pak kohë e shfrytëzoj me familje. Kam një djalë 13 muajsh e tash asht në gjumë, kam frikë me shku me flejt, po frikësohem”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit