5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Policia kërkon ndihmë nga FACEBOOK për të zbuluar kush e kërcënoi kryeministrin Albin Kurti

Rekomandime

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës kërkoi që të tjerët të mos merren me çështjen e komentuar e ndryshimit të statusit të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se është e rëndësishme që ai u kërcënua me jetë.

E sipas tij, kërcënimi nga “Garda Vullnetare Shqiptare”, ka ardhur si kërcënim përmes Facebook dhe është shpërndarë. Në një bisedë për Reporterin, Përparim Kryeziu theksoi se kërcënimi ka ardhur vetëm nga rrjeti social, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Menjëherë pas adresimit të këtij kërcënimi, Policia e Kosovës ka marrë masat për të nisur hetimet. Madje, për të ndihmuar në hetimin e gjetjes së personave që e kanë ngarkuar dhe shpërndarë këtë kërcënim në rrjete sociale, është kontaktuar edhe zyrtarisht Facebook.

Janë duke u zhvilluar hetimet… për këtë rast janë kontaktuar edhe zyrtarët e Facebook”, ka thënë Rashit Qalaj, drejtor i Policisë së Kosovës.

Sidoqoftë, kryeministri Kurti e ka lidhur këtë kërcënim me çështjen që është në trajtim në Gjykatën Kushtetuese. Ai thotë se kjo komunikatë nuk ishte në drejtim të tij, por të kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje.

Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj.

- Advertisement -

Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi.

Nuk ka shpjegim tjetër.

Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tash populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata.

Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm.

Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ndryshe, Garda Vullnetare Shqiptare është term i padëgjuar deri tash për ndonjë grup. Ai u bë i njohur vetëm kur kryeministri Kurti e publikoi kërcënimin në faqen e tij në Facebook, ku bëri të ditur se po kërcënohet me jetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit