3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Policia konfirmon se trupi i pajetë i gjetur mbrëmë është i 23-vjeçarit nga Gadimja

Rekomandime

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka konfirmuar se trupi i pajetë që është gjetur mbrëmë në Gadime të Lipjanit është i Shqipdon Aliut që ishte zhdukur tash e një javë.

Në raportin e policisë thuhet se trupi është gjetur rreth orës 21:30 minuta pa shenja jete.

- Advertisement -

Në vendin e ngjarjes ndërkaq menjëherë kanë dalë njësitet relevante, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor që kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obsuksion.

Raportohet se me datën 21.10.2019 rreth orës 21:34 pa shenja jete është gjetur viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte raportuar se kishte dalë nga shtëpia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, shkruhet në raport të policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit