2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Policia kryen bastisje në Shillovë, Qeveria serbe: Shkuan për t’i frikësuar serbët

Rekomandime

Policia e Kosovës i ka bastisur dy shtëpi në fshatin Shillovë të Gjilanit, me dyshimin për armëmbajtje pa leje.. Nga Qeveria serbe thanë se të pronarët e shtëpive të bastisura “pësuan stres të rëndë”, por njëri prej të dyshuarve e lavdëroi sjelljen e Policisë.

Mediat serbe po e raportojnë këtë rast si aksion të ri të Policisë së Kosovës. Ato shkruajnë se Njësia speciale e Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm ka bastisur shtëpitë e dy serbëve në fshati Shillovë afër Gjilanit në kërkim të armëve pa leje. RTV Puls raportoi se pak para mesditës aksioni ka përfunduar dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë.

- Advertisement -

Sipas këtyre mediave, aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm rreth orës 9, kur dhjetëra policë të Kosovës kanë filluar t’i kontrollojnë shtëpitë dhe objektet ndihmëse të Zhivko Xhakliq dhe Gradimir Mihajloviq.

E ashtuquajtura zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe reagoi menjëherë, duke i quajtur veprimet e Policisë “shembull tipik të frikësimit të serbëve”.

“Ndonëse në shtëpitë e nikoqirëve Xhakliq dhe Mihajlloviq nuk është gjetur asgjë e paligjshme, ata kanë qenë viktima të kontrolleve policore për disa orë, si pasojë kanë pësuar stres të rëndë”, u tha në një deklaratë të lëshuar nga kjo zyrë, ku fajësohet kryeministri Albin Kurti si “udhqheqës” i veprimeve policore.

- Advertisement -

Por njëri nga të cilët ishte cak i operacionit policor, përmendi sjelljen korrekte të policëve.

“Policia më tha se bëhej fjalë për kontroll rutinë dhe i lejova të kontrollonin shtëpinë time. Ata ishin korrekt”, citohet të ketë thënë Zhivko Xhakliq, një banor, ushtarak në pension.

- Advertisement -

Gazeta Express ka mësuar nga burime brenda Policisë se janë bastisur dy shtëpi me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ndërsa nuk është gjetur apo konfiskuar asgjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit