3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Policia: Kush nuk respekton masat deri në 12 vjet burg

Rekomandime

Po nuk mbajtët maskë dhe delni në rrugë, mund të dënoheni deri në 12 vjet burgim.

Kështu ka thënë Afrim Ahmeti, drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës në një intervistë për Ekonomia Online.

- Advertisement -

Këto gjoba – që më e madhja shkon tek 12 vjet heqje lirie – do të fillojnë të aplikohen nga nesër, e martë, njofton Insajderi.

Nga nesër do të fillojmë me shqiptimin e gjobave për shkak se numri i madh i të infektuarve është në rritje dhe po e shohim që nuk po ka alternativ tjetër pa filluar me shqiptimin e gjobave”, ka thënë Ahmeti.

Dënimet janë mjaft të mëdha dhe sipas nenit 249 dhe 250 dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë”.

- Advertisement -

Ahmeti mes tjerash ka thënë se Policia e Kosovës nga dita e nesërme do të fillon punën me orar prej 12 orësh, si dhe do të ketë prezencë maksimale nëpër sheshe dhe rrugët kryesore.

Ai ka theksuar se ne të gjitha qytet e Kosovës ka pasur monitorim maksimal nga Policia.

Arif Ahmeti
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit