1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Policia rrethon Rektoratin e UP-së, kërcënim për suIm me bombë

Rekomandime

Në adresë të rektoratit thuhet se u ka shkuar një e-mail, ku janë kërcënuar me bombë. Kjo i ka alarmuar Policinë e Kosovës të cilët menjëherë e kanë rrethuar objektin.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku i njëjti ka bërë të ditur se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes një emaili.

- Advertisement -

“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, tha Borovci për median.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit