7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Gruaja e guximshme që dha urdhër për aksionin në Karaçevë duke dridhur shumë politikanë

Rekomandime

Rozelinda Manastiri, është prokuroja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, e cila dridhi politikën dhe jo vetëm me aksionin e madh në Karaçevë.

- Advertisement -

Kontrabandë me mallra, organizim i skemave piramidale dhe bixhoz, janë veprat penale që ngarkohen 30 të akuzuarit e rastit Karaçeva, ndër ta edhe disa zyrtarë policorë. E pas dosjes së përgatitur me detaje dhe me prova të mjaftueshme për paraburgim të të pandehurve, qëndron një grua e fuqishme, si Rozelinda Manastiri.

Manastiri, arrit ta zhbëjë ‘Las Vegasin’ e Kosovës, dhe të nxjerrë në pah zyrtarë policorë të kriminalizuar, shkruan Insajderi.

Rozelinda Manastiri, është e lindur më 20 nëntor 1974, në Manastir të Republikës së Maqedonisë. Ka jetuar në Gjilan, ku edhe ka kryer shkollën fillore dhe të mesmen në drejtimin Teknik –Juridik .Fakultetin Juridik  e ka të kryer në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ndërsa  Studimet Posdiplomike në WUS-Austria, drejtimi Civil – Juridik  në kuadër të  Fakultetit Juridik në Prishtinë.

- Advertisement -

Ajo ka një përvojë të bujshme profesionale.

Në vitin 2000-2001 ka punuar si përkthyese   Shqip –Anglisht, në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Gjilan,  2001-2002 ishte Teknik Juridik , në Odën Ekonomike Rajonale në Gjilan.

- Advertisement -

Në vitin 2002-2007, e ka ushtruar detyrën si sekretare e Kompanisë në KRU “Hidromorava” Sh.A Gjilan.

Nga 2007-2009, ishte edhe këshilltare komunale në Kuvendin Komunal  në Gjilan, ku ka qenë kryesuese e Komitetit për Shërbime Publike dhe Emergjencë  dhe kryesuese e Grupit Joformal të Grave të Kuvendit Komunal.

Në vitin, 2013 -2014 deri në dekretimin e saj si Prokurore Shteti , e ka ushtruar detyrën si drejtoreshë në  Bordin e  Drejtorëve  në NPL “Stacioni I Autobusëve” Gjilan.

Teksa më 22 gusht të vitin 2014, është dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës  për pozitën Prokuror Shteti pranë Prokurorisë Themelore –Departamenti i Përgjithshëm në Gjilan.

Ajo ka kryer trajnime mbi sistemin ligjor të Kosovës, mbi Qeverisjen Korporative  për Ndërmarrjet Publike në Kosovë, mbi Ngritjen e Kapaciteteve Menaxheriale…

Ka të kryer  stazhin e  avokat -praktikantit  në Odën e Avokatëve dhe gjithashtu ka qenë anëtare  e grupeve të ekspertëve për akte- normative  në kuadër të Shoqatës së Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Kosovës dhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në Prishtinë./ Insajderi.org

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit