10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Policia s’po fal, dënon qytetarin me 150 euro dhe ia merr lejën për 3 muaj pasi kaloi në vijën e plotë

Rekomandime

Policia e Kosovës po vazhdon të dënoi qytetarët që nuk po respektojnë rregullat e komunikacionit.

- Advertisement -

Në Prizren, Policia ka dënuar një qytetar që me veturën e tij ka bërë tejkalim në vijë të plotë, transmeton Kosova ime.

Vozitësi u dënua me gjobë 150 euro dhe leja i është konfiskuar për 3 muaj.

Fotografinë e tejkalimit Policia e mori nga qytetarët që ia dërguan në aplikacionin “Lajmëro Policinë”.

- Advertisement -

Policia e Kosovës në postimin e bërë ka treguar motën si motivim për qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut.

“Më mirë te vonohemi një minutë në jetë, se sa të humbim jetën për një minutë”, kjo është motoja e Policisë./Kosova ime

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit