0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Policia turke e ashpër me hajdutët, i zhveshin dhe i rrahin me kamxhik

Rekomandime

Policia turke po aplikon masa ndëshkimore mjaft të ashpra ndaj personave që kapen duke vjedhur në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

- Advertisement -

Siç shihet dhe nga pamjet që po përhapen gjerësisht në rrjete sociale, hajdutët dhunohen brutalisht nga forcat e rendit.

Në një video të shpërndarë në Twitter shihen disa persona të zhveshur lakuriq të cilët qëllohen me kamxhik.

- Advertisement -

Duket se organet ligjzbatuese po përdorin këto masa të ashpra ndëshkimore për të dhënë mesazhin dhe tek qytetarët e tjerë të cilët mendojnë të shfrytëzojnë tragjedinë për të grabitur.

- Advertisement -

Kujtojmë se numri total i të vdekurve nga tërmeti tejkaloi këtë të hënë 34 mijë në të gjithë Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore.

Pritet që kjo shifër të rritet për shkak të numrit të madh të personave që gjenden ende nën rrënoja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit