Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se zyrtarja policore serbe në Graçanicë është sulmuar nga i dyshuari K/Serb pasi të njëjtit i kishte shqiptuar një dënim.
I dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Serbe përderisa ajo ishte në postë.
Sipas viktimës gjatë sulmit ankuesi e ka përmendur një dënim që viktima i kishte shqiptuar më herët të dyshuarit.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.