-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Popi që largoi flamurin kombëtar në Kazermën e Koshares, erdhi për t’i kërkuar eshtrat e ushtarëve serbë

Rekomandime

Një video e një prifti serb, i cili e hoqi flamurin kombëtar nga Kazerma në Koshare, e publikuar nga gazeta “Novosti”, u komentua tej mase sot në rrjete sociale, madje e njëjta u konsiderua si skandal.

- Advertisement -

Ende s’dihet se kush fshihet pas këtij akti të shëmtuar, por që kjo s’është hera e parë që ndodhë, ku serbë të ardhur nga Serbia provokojnë në këtë mënyrë.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Agron Jusufi tha për IndeksOnline, se ata janë njoftuar përmes mediave rreth këtij akti, për të cilin thotë se menjëherë kanë lajmëruar edhe institucionet gjegjëse, prandaj edhe presin përgjigje.

- Advertisement -

“Ndryshe s’kemi pas si ta marrim vesh sepse nuk ka roje atje lartë, e tani duhet të mirremi edhe me këtë çështje. Deri tani ka pasur vetëm vizita ligjore, por që tani vizita është keqpërdor për veprime të tilla. Që mos të përsëritën të njëjtat gjëra, tash duhet të mirren masa. Ai ka qenë prift nga Beogradi, prandaj s’ka mund të vij pa ndonjë ceremoni apo takim këtu në Kosovë. Për këtë arsye duhet me gjet arsyen e vizitës dhe ta kuptojmë të vërtetën se çfarë ka ndodhë”, ka thënë ai.

Kazerma e Koshares, objekti i vetëm i çliruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dikur një pikëtakim i djemve dhe vajzave më të guximshëm që s’kursyen as jetën e tyre, si i tillë është nën kompetencën e Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

- Advertisement -

Derisa as drejtori i këtij agjencioni, Bislim Zogaj nuk ishte në dijeni rreth heqjes së flamurit nga ana e priftit që erdhi nga Beogradi. Ai thotë që e ka parë videon nga mediat, teksa

“Kazerma e Koshares është nën komptencën tonë. I kemi zhvillu ne punimet, por kompania që është në përfundim të punimeve ende nuk e ka përfundu kontratën. Në një farë forme është obligim dhe komptencë e saj që të përkujdeset, por në këtë ras s’është fajtore as kompania, pasi që tek Kazerma ata vetëm që i kanë përfundu punimet. Kazerma ka edhe një pjesë malore, gati në kufi me Shqipërinë dhe aty s’është rasti i parë që serbët kanë shku.

Para një viti kanë shku serbët aty dhe kanë hap katër gropa, katër qoshet e Kazermës. Në këtë rast ne vetëm e kemi lajmëru Policinë, dhe realisht edhe atëherë kemi informacion që kanë mund të bëjnë diçka. Derisa kësaj radhe, siç duket, serbët e kanë keqpërdor rastin, sepse siç dëgjova disa ditëve, atyre u është leju që të hulumtojnë për të gjetur ndonjë trup të ushtarëve serbë”, ka thënë Zogaj për Indeksonline.

Ai thotë se çdo veprim humanitar që mundohemi ta bëjmë karshi tyre, ata po e keqpërdorin, në rastin e njëjtë edhe me heqjen e flamurit.

“Në rastin konkret ne si Agjencion, sado që ndihemi keq për këtë veprim që ka ndodhë, megjithatë s’mund të themi që kemi ndonjë përgjegjësi, pasi që ajo pjesë është e pamundur të ruhet 24 orë. Sa i përket hulumtimeve për trupat e serbëve, ne as që kemi qenë të njoftuar, nëse do të ishim, patjetër që do ta angazhonim dikënd që të jetë prezenet derisa të përfundonin kërkimet. Pasi që ajo është pronë e jona dhe të paktën të njoftoheshim edhe ne”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit