0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Popullit Shqiptar i është hequr kurora e sovranit pabesisht

Rekomandime

Nga Azgan Haklaj

- Advertisement -

T’i kthehet menjëherë e drejta e zgjedhjes së ushtruesve të pushtetit në mënyrë të drejtëpërdrejtë

Kanuni i Lek Dukagjinit testament i lirisë, monument shpirtëror i shqiptarëve

Kala e pamposhtur e qëndresës së tyre në mbrojtje të identitetit kombëtar, dokeve, zakoneve, vetëqeverisjes e mënyrës së jetesës, gurëthemel i jurisprudencës europiane

- Advertisement -

Lek Dukagjini ( Leka i Tretë) në kronologjinë e Dukagjinëve, kësaj dinastie famëmadhe arbërore ishte bashkëkohës e bashkëluftëtar i Gjergj Kastriotit, i cili në momentet kur po kalonte në amëshim ia la amanet Atdheun e lirinë e tij.

Lekë Dukagjini pas Lekës së Madh (Aleksandrit) e Gjergj Kastriotit është personaliteti më i madh historik i Racës Iliro- Arbërore, jo vetëm për faktin se udhëhoqi për një dekadë pas vdekjes së Heroit Kombëtar epopenë heroike të arbërorëve në luftën kundër Perandorisë Osmane, por së pari për vizionin e tij gjenial, për lirinë e individit, të drejtat e dinjitetin e tij, të cilat i kualifikoj e i shpalli në Kanunin që mban emrin e tij si të shenjta e të padhunueshme.

- Advertisement -

E Drejta Zakonore Shqiptare, ky korpus madhështor juridiko -moral i frymëzuar nga parimet e lirisë e të drejtësisë hyjnore është si çdo mrekulli e këtij formati frut i gjenisë krijuese të Racës Iliro – Arbërore.

Kanuni Shqiptar është Kushtetuta e Parë e Europës se qytetëruar, një manifest i lirisë, i së drejtës dhe dinjitetit njerëzor.

Për Kombin Shqiptar Kanuni i Lekës është vula dhe emblema e konstilacionit shpirtëror, një nga tre shtyllat e identitetit tonë, njëherësh trashëgimi me vlera të jashtëzakonshme për historinë e kulturës e të qytetërimit botëror.

Lek Dukagjini, ky kalorës e dashnor i lirisë e i dinjitetit njerëzor e vuni këtë kod juridik, apo kod nderi siç e meriton ta quajmë, në themelet e qeverisjes së Principatës së tij të madhe e të fuqishme në një kohë të errët e te trazuar për Atdheun e tij dhe Europën, e cila e përçarë në shtete e principata të vogla, e zënë në luftëra civile e ngatërresa të mëdha, e paaftë të përballej me ekspansionin turk e la Arbërinë vetëm në epiqendrën e ciklonit.
Kanuni, testamenti i lirisë, i Princit të ndritur e iluminist Lek Dukagjini është monumenti me i madh shpirtëror i shqiptarëve, një kala e pamposhtur e qëndresës së tyre në mbrojtje të identitetit kombëtar, dokeve, zakoneve, vetëqeverisjes e mënyrës së jetesës, gurëthemel i jurisprudencës europiane.

Në parathanien e Kanunit të Lek Dukagjinit, mbledhur e kodifikuar nga At Shtjefën Gjeçovi, akademiku Gjergj Fishta shkruan:

Ligja është arsyeja e përbashkët, autoriteti, vullnesa e përbashkët.
Në të përshtaturit me ligj dhe autoritet ngjallet lumnia dhe mjerimi i shtetit, i qytetasve marrë kolektivisht dhe individualisht

Shekuj më parë se Europa e qytetëruar të hartonte kushtetutën e saj të frymëzuar nga idetë iluministe shqiptarët e kishin kushtetutën e tyre, e cila jo vetëm i mbronte mrekullisht të drejtat natyrore, nderin dhe dinjitetin, jetën dhe pronën e gjithësecilit, por njëherësh garantonte se para Zotit e Kanunit janë të gjithë të barabartë.

Mbreti dhe vegjëlia ( populli), zotnia e rrogëtari (sherbëtori), princi e bujku që punon tokën.

Çmimi i jetës së njeriut është i barabartë para Kanunit thuhet në këtë kod nderi.
Ai mbron me rreptësi lirinë e fjalës, të drejtën e pronës dhe paprekshmërinë e saj.
Lajmësi s’bën faj faj thotë Kanuni, e njëherësh urdhëron se askujt nuk mund t’i pritët fjala në kuvend.

Le të kujtojmë nenin famëkeq 55 të kodit penal të diktaturës, me të cilin janë ekzekutuar e denuar qindra shqiptarë dhe brutalitetin me të cilin ua prisnin fjalën të akuzuarve prokurorët dhe gjygjtarët kanibalë duke ju drejtuar:

“Mbylle, qepe, pusho, armik i popullit”, për ta kuptuar cili ishte Kanuni, e cila ishte “drejtësia popullore” që përgjaku shqiptarët.

Në viset që qeveriseshin nga Lek Dukagjini edhe 5 shekuj pas vdekjes së tij nuk kishte burrë të guxonte të shkelte asnjë pëllëmbë në pronën e tjetrit, sepse ai e la në Kanun:
“Eshtrat e vorrit e guri i kufinit janë të barabartë para Kanunit”.

Kanuni i maleve e shpalli femrën shqiptare të paprekëshme e të padhunueshme.

Në një nen që nuk e gjen në asnjë kushtetutě të botës thuhet:

“Me e vra djali nanën bjen në gjak me prindërit e saj”.

Deri këtu ka shkuar gjenialiteti i Lekës:

Ta mbrojë nanën shqiptare nga çdo agresor, qoftë ky edhe djali i saj.
Diktatura e etërve të këtyre që qeverisin sot pushkatoj qindra gra, mes të cilave shtatëzëna.

A merrnin vesh këta kanibalë nga e drejta zakonore e popullit të tyre?!
Sigurisht që jo, nuk donin të ia dinin.

Edhe sot në mijëvjeçarin e tretë shteti i donkishotëve dhe ata që nuk e njohin, apo e anatemojnë me qëllime të mbrapshta Kanunin nuk janë në gjendje ta mbrojnë femrën nga trafikimi, poshtërimi, dhuna në familje, e të i’a mundësojnë të drejtën për të qenë e lirë.

Ka plot raste të denoncuara ku banditët e pushtetit nëpër komisariate, në vend që t’i merrnin në mbrojtje femrat që kishin shkuar për të denoncuar dhunuesit e përdhunuesit e rrugës janë përdhunuar edhe brenda institucioneve të shtetit të kapur nga pushteti i bandave të sektit të rilindjes.

Banditët e pushtetit e nëpunësit e tyre kanë grabitur mijëra prona private legjitime e të trashëguara, vlera reale e të cilave llogaritet miliarda dollarë.

Sipas statistikave përgjatë 30- të viteve të fundit në Shqipëri janë regjistruar mijëra konflikte pronësie, ku qindra prej tyre kanë përcipituar në konflikte të armatosura e më pasojë vrasje të shumta.

Të “fortët” e qeverisë e të bandave të tyre nuk e kanë për gjë të ekzekutojnë në mes të ditës nëse t’i reziston pak si shumë për të mbrojtur pronën e trashëguar nga të parët e tu.
Për këto bëma Kanuni i Lekës të dekoronte me një breshëri plumbash në mes të turmës së popullit e shkoje gjakhumbur.

Ishte kjo Kushtetuta e popullit sovran, i cili njihte veç Zotin mbi krye.
Nga këtu buron sentenca madhështore e Kanunit si Kod Nderi.
“Shpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

Si është Shqipnia e pyetën poetin kombëtar Gjergj Fishtën, autorin e parathënies së Kanunit në kohën e krizës politike dhe ekonomike në vitet 1920-të:
“Siç e duan armiqtë e saj” u përgjigj gjeniu i Kombit.

E tillë është sot Shqipěria e timonierit të madh Faraonit Edi Rama dhe bandës së tij.
Ashtu siç e duan armiqtë tanë shekullorë.

Një tokë që po zbrazet përditë nga rinia e njerëzit e saj.

Një vend ku pushteti që i është vjedhur sovranit e ka çuar në një krizë të thellë politike, morale dhe në një situatë ekonomike në prag të katastrofës dhe humnerës.

Këtu Rama dhe maliqët e tij nuk pyesin fare për ligjin dhe sovranin, të cilin e ushqejnë për çdo ditë më një propogandë shurdhuese mashtrimesh dhe gënjeshtrash, të denja për përrallat e njëmijë e një netëve.

Popullit Shqiptar i është hequr përdhunisht e pabesisht kurora e sovranit.
I është mohuar e drejta hyjnore për të zgjedhur përfaqësuesit e tij të cilët ai beson se do ta ushtrojnë sovranitetin e vet.
E mira e përbashkët dhe interesi i përgjithshëm prevalojnë në Kanunin e Lek Dukagjinit, shekuj më parë së do të sanksionoheshin në kushtetutat franceze, italiane apo të SHBA- së.

Shqiptarëve po u vidhet e tashmja dhe e ardhmja, liria, nderi e dinjiteti i tyre.
Princi i lirisë Lek Dukagjini na urdhëron t’i rikthejmë kurorën e pushtetit sovranit.
Ai na la testamentin e shenjtë të lirisë në periudhën me të vështirë të historisë.
E ruajtën të parët tanë për 500 – vjet e na e lanë amanet.

“Amanetin nuk e tret as dheu” thotë një shprehje e urtë shqiptare
Merreni në dorë sovranitetin tuaj na bën thirrje Presidenti Donald Trump.

Është koha të jemi sovranë e të ngrihemi në emër të Atdheut.
Populli shqiptar duhet të marrë vetë në dorë fatin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit