1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Poroshenko: Rusia do të përfundojë si Koreja e Veriut nëse Putin nuk largohet

Rekomandime

Ish presidenti ukrainas ka deklaruar Rusia do të përfundojë si Koreja e Veriut , nëse Vladimir Putin nuk largohet nga pushteti, sipas mediave të huaja.

Petro Poroshenko, i cili ka qenë në detyrë midis 2014 dhe 2019, tha se lideri rus nuk i mbajti kurrë premtimet. Poroshenko tha se rusët do të ndiejnë efektin e sanksioneve shkatërruese, duke shtuar se ai është “absolutisht i sigurt se Rusia do të ketë fatin e Koresë së Veriut.

- Advertisement -

Në një intervistë me Newsweek, ai tha se liderët botërorë duhet të angazhohen për të “de-putinizuar Rusinë”. Duke e krahasuar Rusinë me regjimin e Kim Jong-un në Korenë e Veriut, ai tha se qytetarët nuk kanë liri.

Vendi është një diktaturë, që ka kontrollin e plotë të mediave dhe njerëzit janë të pakënaqur dhe të varfër.

Ish-presidenti ukrainas u kërkoi udhëheqësve të mos i besonin Putinit.

- Advertisement -

“Ai nuk mbajti asnjë premtim. Mos kini frikë nga Putini. Putini do të veprojë për aq kohë sa e lejojmë ne.”

Poroshenko tha se Iufta do të përfundonte ose me fitoren e Ukrainës, e cila do të ishte “fitorja e gjithë botës”, ose me “kapitullimin e gjithë botës për shkak të Putinit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit