1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Posti i Presidentit “mollë sherri” mes LDK’së dhe VV’së

Rekomandime

Lideri i LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa kanë mbajtur takime të njëpasnjëshme gjatë javës së kaluar, por deri më tani nuk ia kanë dalë të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Meqë posti i presidentit tashmë është shndërruar në “mollë sherri” mes dy palëve, analistët politikë nuk përjashtojnë mundësinë që seanca konstituive t’i gjejë pa një ujdi të plotë LVV-në e LDK-në.

- Advertisement -

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa kanë zhvilluar një sërë takimesh maratonike gjatë javës së kaluar, por nuk kanë arritur që negociatat e tyre t’i kurorëzojnë me një marrëveshje përfundimtare.

I vetmi pajtim që ka buruar nga takimet e dy partive është dakordimi për t’i shpeshtuar takimet, që kanë për qëllim shkrirjen e dallimeve ekzistuese mes tyre.

Ndonëse të dielën nuk u takuan fare, Kurti e Mustafa vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta sa i përket postit të presidentit, shkruan Zëri.

- Advertisement -

Derisa LDK-ja po kërkon ta marrë pozitën e shefit të shtetit, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të ngulë këmbë se posti i presidentit nuk duhet të bëhet pjesë e marrëveshjes për qeverisjen e re.

Ani pse seanca për konstituimin e Kuvendit është thirrur për datën 26 dhjetor nga presidenti Hashim Thaçi, njohësit e çështjeve politike shprehen skeptikë se LVV-ja dhe LDK-ja do të arrijnë të merren vesh mes vete para kësaj date.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit