Krasniqi ka thënë se është tepër i mllefosur dhe në atë seancë gjendet pa të drejtë.
Ai ka shtuar se ndaj tij është bërë padrejtësi e madhe, ndërkaq është vetdeklaruar i pafajshëm.
Vajza e tij Gresa ka bërë një postim prekës pas paraqitjes së parë të babait të saj para Tribunalit Special.
Ajo ndër të tjera ka thënë se babai i saj do të kthehet fitimtar në tokën shqiptare.
“Babi,
Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot.
Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë.
Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty.
Babi, sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar”.