1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pozhari ua nxjerr të palarat, tregon si Baton Haxhiu me shokë shkonin në PDK të lëpinin ashtat

Rekomandime

Ka reaguar sërish analisti i afërt me Vetëndosjen, Xhevdet Pozhari, pasi u akuzua se ishte këshilltar i ministrit të PDK-së në atë kohë, Fatmir Limajt.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Unë nuk e kam mbrojtur Lëvizjen Vetëvendosje në debate. Ajo as që ka nevojë për mbrojtjen, e mbron puna dhe veprimtaria e saj! Gjë që u dëshmua me 50% të mbështetjes së popullatës.

Jeni ju disa zagarë-gazetarë të PDK-së që e keni mbrojtur krimin dhe kapjen e shtetit.

- Advertisement -

Dhe unë ju njoh mirë bash për faktin se kam punuar në vitin 2009 si këshilltar në MTPT (një vit) dhe ju shihsha se si prej Baton Haxhiut e teposhtë vinit dhe u jargavitëshit për një koc me ua gjujtë me e lëpi. Kjo më neveriti dhe dola kur u kushtëzova që të bëhem me PDK-në. Asokohe në rrethin tuaj kishte njerëz të mirë dhe të përgatitur, por të cilët shkileshin nga ata që ia bartnin çantën shefit të madh, Hashimit.

Jo rastësisht në vitin 2014 kam kandiduar për Vetëvendosjen veç me e dhënë kontributin tim modest që të thyhet imazhi i servileve sahanlëpirës në rrethanat kur unë mund t’i kisha të gjitha nëse i nënshtrohesha ‘shefit’.

- Advertisement -

Sot doni me gjuajt stërpika ju disa që edhe sot ekzistoni si zagarë-gazetarë me fonde të krimit dhe korrupsionit të kamufluara herë me tenderë publikë e herë me reklama dhe financim nga bizneset që përfitojnë nga këta tenderë dhe kanë pronarë fantom.

Ju njoh krejt juve zagarë-gazetarët siç më njihni edhe ju mua që me vite kam punuar herë në Shqipëri e herë në Maqedoni vetëm që ta shpëtoj shpirtin dhe mos të bëhem paçavure si ju. Ju që me vite e dominonit opinionin publik me para të krimit dhe korrupsionit dhe sot mundoheni ta sulmoni këdo që tha se shpresa e fundit e këtij vendi është Albini.

Qypni, atje!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit