1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Prapaskena e ‘rrënimit’ të Bosnjës për ta fituar Kosovën, zbulohet strategjia e Aleksandër Vuçiqit

Rekomandime

Pjesëtari i Presidencës serbe, kreu i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, është bërë iniciatori i tensionimit të situatës në Bosnjë-Hercegovinë.

Dodik ka paralajmëruar sistem të veçantë për mbledhjen e taksave në Republika Srpska dhe krijimin e ushtrisë së këtij territori. E këtë, mediat në Bosnjë e kanë quajtur këtë iniciativë si “dy shtete brenda një kulmi”.

- Advertisement -

Ndërsa lidhur me mundësinë e shpërthimit të një lufte në Bosnjë-Hercegovinë, Dodik kishte thënë se nëse ndodhë një gjë e tillë, do ta ketë ndihmën e Rusisë.

Për situatën e krijuar në Bosnjë-Hercegovinë, gazeta “Bota sot” ka biseduar me profesor, doktor Enver Bytyçi.

“Ngjarjet e kohëve të fundit në Bonjë-Hercegovina kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik e njëkohësisht ka zgjuar diplomacinë e amerikane. Milorad Dodik kërcënoi Perëndimin se do të miratonte një paketë ligjesh kushtetuese, me të cilën do të krijonte gjithashtu ushtrinë e Republikës Srpska. Ky kërcënim u mor seriozisht, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zv.

- Advertisement -

Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, erdhi personalisht në Sarajevë dhe u takua me të tre anëtarët e presidencës boshnjake, përfshirë Milorad Dodikun. Ai deklaroi që në nisje se në „Bosnjë Hercegovinë nuk do të ketë luftë“! Më pas edhe lideri i serbëve të Bosnjës, Dodik, u deklarua se vetëm paqja është alternativë”, thotë Bytyçi për “Bota sot”.

Alarmi nga Bosnja

- Advertisement -

Por pse u alarmua rajoni dhe bota për një konflikt të mundshëm në Bosnjë-Hercegovinë?

“Sepse Dodik kërcënoi me shkëputjen e Republikës Srpska dhe dy anëtarët e tjerë të presidencës u shprehën për një luftë të re në Bosnjë. Kjo ishte arsyeja e luftës së viteve 1990 në Bosnjë. Republika Srpska shpalli pavarësinë. Muslimanët nuk e pranuan. Serbët e Bosnjës filluan luftën.

Lufta zgjati më shumë se tri vite. Përfundimi: Mbi 100 mijë viktima të pafajshme dhe gjenocidi serb në të gjithë vendin e sidomos në Srebrenicë. Pas kësaj Konferenca e Dayton-it”, shpjegon Bytyçi.

Ai thotë se Bosnjë-Hercegovina është produkt i një marrëveshjeje ndërkombëtare në Dayton të SHBA-ve.

“Në një kuptim është shtet i projektuar dhe realizuar nga amerikanët më shumë sesa evropianët. Për këtë arsye SHBA-të janë në avangardë të aksionit politik dhe diplomatik për të ruajtur shtetësinë e Bosnjës. Por kushtetuta që prodhoi Dayton-i ka krijuar një ngërç të madh në këtë vend.

E drejta e vetos e anëtarëve të presidencës ka bërë që të pengohen zhvillimet pozitive në funksion të forcimit të shtetit e të institucioneve”, shprehet Bytyçi,

Më tej, ai ka treguar se çfarë ndodhë në rajon në rast se destabilizohet situata në Bosnjë.

“Dodik, si anëtar i presidencës, pengon çdo iniciativë ligjvënëse, e cila nuk i konvenon vetë atij. Por më së shumti ai kundërshton e vendos veto për shkak të ndërhyrjeve të Moskës e të Beogradit, me të cilat mban lidhje të ngushta. Interesi I Serbisë dhe Rusisë është që Bosnja të destabilizohet.

Nëse destabilizohet Bosnja, atëherë mblidhet një konferencë e dytë për këtë vend dhe bën null Konferencën e Dayton-it. Nëse ai arrijnë të imponojnë një konferencë të re për Bosnjës, Beogradi dhe Moska synojnë që të krijojnë një shtet serb në Bosnjë e njëkohësisht në atë konferencë të fusë edhe çështjen e Kosovës”, thekson profesor Bytyçi.

Ai thotë se destabiliteti dhe rikthimi i Serbisë janë qëllimet kryesore të asaj që ndodh sot në Bosnjë-Hercegovinë.

“Megjithatë duhet të shohim se sa janë të zotët sunduesit e Banja-Lukës, Beogradit e Moskës për ta realizuar këtë destabilitet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se nuk lejojnë ndryshimin e kufijve në Ballkan. Madje presidenti Biden ka folur për sanksione ndaj atyre që përpiqen në këtë drejtim.

Dodik-ut i është komunikuar nga Escobar se me çfarë sanksionesh do të përballet. Por bën përshtypje heshtja e evropianëve. Mesa duket nuk ka një konsensus sidomos midis Berlinit dhe Parisit sa i përket opsioneve të zgjidhjeve dhe formës së presionit ndaj palëve destabilizuese”.

Kosova të ketë kujdes

Bytyçi shton se në këto kushte, Kosova duhet të bëjë kujdes.

“Për mendimin tim gjithçka ndodh në Bosnjë, nuk ka për qëllim shkatërrimin e shtetit boshnjak. Në fund të fundit serbët atje posedojnë 49 përqind të territorit dhe janë tashmë një republikë federative. Askush nuk mund t’ua marrë atyre asnjë km2, sepse kufijtë brenda Bosnjës janë definuar në Dayton.

Në këmbim të atyre kufijve, me të cilët ka përfituar Republika Srpska, është kërkuar dhe kërkohet që Sarajeva të vijojë politikat e integrimit. Ky ishte kushti i pranimit të Republikës Srpska. Kjo do të thotë se Aleksandër Vuçiq kërcënon me Bosnjën me qëllim që t’i bëjë presion faktorit ndërkombëtar që të bëjë lëshime në Kosovë. Asnjë arsye tjetër nuk ka për atë që ndodh në Bosnjë-Hercegovinë”, shprehet Bytyçi.

Për fund, ai thotë se e gjithë strategjia e Beogradit lidhet me Kosovën.

“Të përfitojë territore ose më e pakta Asociacionin e Komunave Serbë në Kosovë. Me këtë synim Serbia do ta kishte përgjithmonë gozhdën e saj të Nastradinit dhe nuk do ta lejonte të konsolidohej shteti i Kosovës. Më pas do t’u thoshte ndërkombëtarëve se Kosova nuk mund të funksionojë si shtet, prandaj dhe zgjidhja do të jetë ndarja e saj. Serbisë nuk i intereson Kosova. As kishat e manastiret serbe në Kosovë. Serbisë i intereson Trepça dhe pasuritë e Kosovës”, përfundon për gazetën “Bota sot”, Profesor, Doktor Enver Bytyçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit