1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prej sot, Kosova dhe Shqipëria me Abetare të përbashkët

Rekomandime

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci së bashku me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Evis Kushi, kanë nënshkruar marrëveshjen për përdorimin e një Abetareje të përbashkët.

Nagavci në një konferencë për media tha se bashkëpunimi në fushën e arsimit është i domosdoshëm, dhe shprehu gatishmërinë që ka Kosova që abetarja të shfrytëzohet nga të dyja shtetet.

- Advertisement -

“Është kënaqësi për mua të pres ministren Kushi, dhe bashkërisht të nënshkruajmë marrëveshjen në lidhje me abetaren e re të përbashkët të cilën presim t’ua bëjmë dhuratë nxënësve tanë vitin e ardhshëm shkollor. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është më shumë së domosdoshmëri, jemi të përkushtuara që të kemi aktivitete të shumta. Jemi të lumtur që abetarja do të përdoret në të dyja vendet”, deklaroi Nagavci.

Në anën tjetër, ministrja e Shqipërisë Kushi pohoi se nuk ka më mirë se sa një komb të ketë një abetare të përbashkët.

“Unë e kam pritur me padurim një vizitë në Kosovë, e pikërisht për të konfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi në të dyja vendet Jemi në kohë rekord për të nënshkruar marrëveshjen për abetaren. Abetarja e re është e nevojshme. Nuk ka më mirë së një gjuhë, një komb, e një abetare të përbashkët”, u shpreh Kushi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit