4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Prekëse: 15 vjeçari i mbytur nga rryma ishte futbollist, ky është ngushëllimi i klubit Karadaku

Rekomandime

Si pasojë e kontaktit me rrymë ka mbetur i vdekur një 15-vjeçar në fshatin Pidiç të Komunës së Gjilanit.

Dje gjatë ditës, lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë së Gjilanit. Mësohet se i ndjeri ka qenë duke e pastruar pishinën e një restauranti, e aty pati kontakt me rrymën, gjë që solli pasoja fatale.

- Advertisement -

15- vjeçari, Islam Dalipi, ishte futbollist i klubit “Karadaku”. Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi duke i shprehur ngushllime familjes Dalipi.

“Te Allahut jem tek ai do të kthehemi, Sot ka ndërruar jet Islam Dalipi djali i Demush Dalipit lojtarit ton

Gjith shoqërija nga Kf Karadaku i shprehum ngushëllime familjes Dalipi dhe Demushit…Allahu ua shtoft sabrin e durimin…NGUSHËLLIME…”, thuhet në ngushllimin e klubit.

- Advertisement -

15-vjeçari nga Gjilani i cili humbi jetën dje nga rryma, pasi që dyshohet se kishte qenë duke e pastruar bazenin me një aparat të ujit.

“Dyshohet që i njëjti, tek restorant “Villa familjare” në fshatin Pidiq, derisa ishte duke pastruar bazenin me një aparat të ujit, ka pësuar lëndime trupore, gjatë kontaktit me rrymën, ndërsa rreth orës 16:50 minuta në Spitalin Regjional, në Gjilan ka humbur jetën. Prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet për autopsi, në Insitutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit