10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Presidenti i Brazilit shpenzoi 700 mijë dollarë për ushtarët, arsyeja do të ju befasoj

Rekomandime

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro urdhëroi zyrtarët që të blejnë dhe shpërndajnë një sasi të parë prej 50 mijë pilulash viagra për forcat e ushtrisë vendase si dhe një sasi implantesh gjenitale për ushtarët me probleme.

“Ishin 50,000 pilula gjithsej. Me gjithë respektin, kjo nuk është asgjë për bujë,” tha presidenti i ekstremit të djathtë në një takim me ministrat në pallatin presidencial, dy ditë pas rrjedhjes në media se forcat e armatosura kishin blerë pilulat blu për ushtarët që kanë pasiguri ose mosfunksionim erektil.

- Advertisement -

“Natyrisht, kjo është kryesisht për pensionistët dhe anëtarët e shërbimit joaktiv,” shtoi ai, pak pas deklaratës së ministrisë së Mbrojtjes, e cila tha se ilaçi do të përdorej nga ushtria për të trajtuar presionin e lartë të gjakut dhe reumatizmin.

Bolsonaro, një ish-kapiten i ushtrisë, nuk komentoi episodin tjetër provokues: Ushtria kishte blerë gjithashtu 60 implante “penile silikoni të fryrë” me një kosto afro 13 mijë dollarë për një person për ushtarakë në tre spitale të ndryshme ushtarake.

Kostoja totale ishte më shumë se 700,000 dollarë.

- Advertisement -

Por Bolsonaro sulmoi mediat për fryrjen e lajmit.

“Ne përballemi çdo ditë me abuzime, nga një shtyp që vepron me keqbesim dhe është injorant për këto çështje,” tha ai.

- Advertisement -

Blerjet u zbuluan nga një deputet i opozitës, i cili i mori detajet përmes një kërkese për të drejtën për informim.

Lajmi pasoi batuta dhe meme në rrjetet sociale, ku përdoruesit e çuditur ndanë vizatime ku shihen tanke me top të çalë dhe ilaçe për “ngritjen” e “moralit” të ushtrisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit