4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Presidenti i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka mbajtur sot konferencën e dytë për media, pas vendimit të Qeverisë për kufizim të lëvizjes për qytetarët, pa e shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

I pari i shtetit thotë se për këtë temë iu është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

- Advertisement -

Duke marrë parasysh rrethanat e reja pas vendimit të qeverisë në këtë vendim antikushtetues, si president i vendit, unë vendosa që t’i drejtohem gjykatës kushtetuese me kërkesë të interpretim të çështjes së përputhshmërisë së vendimit të qeverisë së Kosovës lidhur me kufizimin e të drejtat dhe lirive që mbrohen me kushtetutë.

Pra parashtruesi i kërkesës është presidenti.

Do ta bëjmë publike edhe kërkesën që iu është dërguar Gjykatës Kushtetuese”, shton ai.

- Advertisement -

Thaçi ka deklaruar se askush nuk qëndron mbi kushtetutën e Kosovës.

Ajo çka dua të them është sesi president i vendit, duke respektu në tërësi mandatin tim, kemi kërkuar që të ardhme të afërt, kemi bërë kërkesë për masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa sa i përket zhvillimeve tjera përsëri e theksoj se mbi kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush.

- Advertisement -

Ftoj edhe njëherë për unitet qytetar, për kujdes maksimal”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit