-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Presidenti i Lituanisë tallet me planin e Macronit e Merkelit për Putinin: Si t’i thuash ariut ta ruajë mjaltin

Rekomandime

Plani i Gjermanisë dhe Francës për zhvillimin e bisedimeve me Vladimir Putinin e Rusisë është kundërshtuar nga disa anëtare të BE-së. Në vend të këtij plani, në takim u mor vendim që të eksplorohen sanksione ekonomike kundër Rusisë.

Samiti dyditor në Bruksel përfshiu edhe diskutime rreth të drejtave të komunitetit LGBT në Hungari, pasi liderët e BE-së dolën kundër kryeministrit Viktor Orban rreth ligjit që do ta ndalojë në shkolla shfaqjen e përmbajtjeve që promovojnë homoseksualizëm dhe ndryshim të gjinisë.

- Advertisement -

Tensionet në samit filluan kur presidenti francez dhe kancelarja gjermane propozuan bisedime me Putinin, vetëm disa ditë pasi ky i fundit zhvilloi një samit në Zvicër me homologun amerikan, Joe Biden.

Propozimi i dy vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian u kundërshtua ashpër nga Polonia dhe shtetet baltike, të cilat thanë se bisedimet me Putinin do të ishin koncesion që nuk do ta ndryshonte sjelljen e Kremlinit.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha se plani për bisedime me Putinin është si të bëhen përpjekje për ta angazhuar ariun që ta ruajë kavanozin me mjaltë, shkruan The Guardian.

- Advertisement -

Në komunikatën zyrtare, BE-ja tha se u theksua nevoja për një përgjigje të fortë dhe të koordinuar nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare ndaj cilitdo aktivitet ilegal dhe pengues të Rusisë, duke i përdorur plotësisht të gjitha instrumentet që blloku ka në dispozicion.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit