8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Nëse nuk vijnë 6 shtetet, ‘Ballkani i Hapur’ nuk ka sukses

Rekomandime

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski foli edhe për qëndrimin e Kosovës karshi iniciativës për “Ballkanin e Hapur”, projekt ky që po tenton t’i përfshijë 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Osmanit, kjo iniciativë nuk i trajton të barabarta të gjitha vendet.

- Advertisement -

“Kjo iniciativë e filluar në Novisad që e ka ndryshuar emrin disa herë nuk është ndërtuar në përputhje me parimet themelore të bashkëpunimit ndër fqinjësor, që ndër të tjera kanë të bëjnë me përfshirjen e gjitha shteteve që nga lindja e iniciativave të tilla. Dhe e dyta nuk e nuk e pranon parimin e barabartë apo trajtimin e barabartë të të gjitha gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha Osmani.

Sipas saj ka për synim që të përdoret si një lloj paradhome që e zvarrit procesin e integrimit evropian në vend se ta shpejtonte atë që sipas Osmanit është qëllimi i vendit tonë.

“Përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën dhe nuk është e gatshme që edhe Republikën e Kosovës ta trajtonte në mënyrë të barabartë sikurse edhe shtetet e tjera në iniciativa të tilla rajonale natyrisht që ne shohim se në një iniciativë të tillë Serbia dëshiron ta shfrytëzojë për ekspansion të interesave të saj hegjemoniste që këto ditë po quhen ne togfjalëshin bota serbe”, shtoi Osmani.

- Advertisement -

Ndërsa për presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ajo çfarë i mungon kësaj iniciative është rreshtimi i të githa shteteve e jo vetëm gjysma.

“Deri sa kjo iniciativë nuk i përfshinë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, kjo nuk do të ketë sukses. Qëndrimi im si president i Maqedonisë së Veriut është se Ballkani i Hapur mund të jetë vetëm një nga instrumentet për përmirësim të bashkëpunimit rajonal ekonomik dhe tregtar dhe jo politik”, tha ai.

- Advertisement -

Lidhur me iniciativën Ballkani i Hapur ditë më parë ka reaguar edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Nëse në iniciativën “Ballkani i Hapur” (Open Ballkan) nuk përfshihen që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë, kishte deklaruar Eskobar.

Iniciativa për bashkëpunim “Ballkani i Hapur” përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe parasheh lirinë e lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve e njerëzve mes këtyre tre shteteve.

Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit