0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Presidenti Thaçi i dorëzohet kryeministrit Kurti

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është tërhequr nga iniciativa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit, pasi në një postim të tij të fundit në Facebook, ka deklaruar se IKSHP është duke e menaxhuar gjendjen dhe kufizuar përhapjen e virusit COVID-19.

Ai thotë se rolin kryesor e kanë qytetarët, teksa ka dhënë këshilla se si të mbrohemi.

- Advertisement -

Kujtomë se për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, pësoi Agim Veliu, i cili u shkarkua nga pozita e ministrit nga shefi i tij, Albin Kurti.

Postimi i plotë i Thaçit:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është duke e menaxhuar gjendjen dhe kufizuar përhapjen e virusit COVID-19.

- Advertisement -

Policia është duke e kryer me përpikëri punën e vet dhe duke e ruajtur rendin dhe qetësinë publike.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në gjendje gatishmërie me të gjitha kapacitetet e veta mjekësore dhe logjistike për të ndihmuar në tejkalimin e rrethanave të krijuara nga virusi COVID-19.

- Advertisement -

Rolin kryesor tani e kanë qytetarët.

Të kujdesemi për higjienën tonë. Ta ruajmë distancën fizike mes nesh. Të dalim nga shtëpitë vetëm kur kjo është e domosdoshme.

Këto ditë janë kritike për ta kufizuar përhapjen e COVID-19 dhe për t’i lejuar kapacitetet ekzistuese që të përballen me rastet që paraqiten.

Si shtet jemi të përgatitur dhe po punojmë të gjithë së bashku që t’i shtojmë kapacitetet mjekësore, ta ruajmë furnizimin me ushqime dhe materiale sanitare, të ndërmarrim masa dhe t’i ruajmë punëtorët dhe bizneset, të cilat duhet të ndihmohen me politika lehtësuese në muajt e ardhshëm.

Së bashku do të tejkalojmë edhe këtë sfidë! HTH

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit