1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Presidenti Willson: Shqipëria nuk preket

Rekomandime

Artikulli i botuar nga New York Times më 1920 tregon përgjigjen e presidentit Uillson që i dërgoi kryeministrave Millerand dhe Llojd Xhorxh rreth çështjes së Adriatikut.

Edhe pse presidenti nuk ndërmori një objeksion për zgjidhje, marrëveshja e ndërsjellë mes Italisë dhe Jugosllavisë në lidhje me kufijtë e tyre të përbashkët në rajonin e Fiumes, parashikon një marrëveshje të tillë që ishte bërë mbi bazën e kompensimin diku gjetkë, në shtrirjen e tyre drejt shteteve të botës së tretë, dhe mbi këto kushte, mund të pranohej të hiqej dorë nga projekti për një shtet të lirë të Fiumes. Ai nuk është i përgatitur që të lejojë ndryshimin e kufijve të Shqipërisë.

- Advertisement -

Sërish presidenti iu kujtoi qeverive të Britanisë dhe Francës se ai nuk ka ndërmend të pajtohet me një pjesë të marrëveshjes së paqes (dhe kjo kupton zbatimin e marrëveshjes për Turqinë, Hungarinë si dhe Adriatikun), nëse nuk do të bëhet mbi bazën e parimeve të drejtësisë, vetëvendosjes dhe në mbështetje me parimet mbi të cilat çdo vend hyn në luftë dhe mbi bazën e së cilës është arritur armëpushimi me Gjermaninë.

“The New York Times” analizon përplasjet mes ShBA-ve me Francën e Anglinë

Uillson: Prishet Lidhja e Kombeve nëse nuk zgjidhet drejt çështja e Adriatikut

- Advertisement -

Uillson kërkon respektimin e parimeve të drejtësisë dhe vetëvendosjes

“Presidenti dëshiron të thonë se nëse nuk shfaqen lehtësira për të siguruar pranimin e koncesioneve të përgjithshme, të ofruara nga qeveritë britanike, franceze dhe amerikane ndaj Italisë, sipas memorandumit të përbashkët të këtyre vendeve, të nënshkruar më 9 dhjetor 1919, për të cilat presidenti, tashmë, e ka bërë të qartë qëndrimin e tij, për dhënien e koncesionit në maksimumin e saj që qeveria e Shteteve të Bashkuara është e gatshme të ofrojë, Presidenti dëshiron të dëshmoj se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke shqyrtuar seriozisht mundësinë për tërheqjen e marrëveshjes me Gjermaninë, dhe marrëveshjen e saj me Francën, të firmosura më 28 qershor 1919, të cilat tani janë para Senatit dhe po formulojnë kushtet e zgjidhjes evropiane, që do të vendosen në mënyrë të pavarur dhe të detyruara nga qeveritë që i janë bashkuar kësaj nisme”. Aty nuk kishte asnjë keqkuptim të përcaktimit të presidentit në mendjet e kryeministrave francezë dhe britanikë, të cilët i kushtuan 4 faqe përgjigjes së tyre të 17 shkurtit, që e konsiderojnë si “kërcënimi” i presidentit.

- Advertisement -

“Qeveritë e Francës dhe Britanisë së Madhe”, – thonë Millerand-Lloyd Xhorxh, në kërkesën e 17 shkurtit, “po shqyrtojnë me shqetësim rrezikun e qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të tërhiqet nga qëndrimi i shteteve sepse ajo nuk është dakord me kushtet e vendosura për zgjidhjen e çështjes së Adriatikut”

Më pas, kryeministrat britanikë dhe francez theksojnë pikëpamjen e tyre se presidenti Uillson dhe kolegët e tij në Paris, janë duke pranuar vështirësinë e njohjes së elementëve etnografik dhe të elementëve të tjerë, por kishin rënë dakord për zgjidhjen më praktike të momentit, sepse mekanizmi i tyre për rregullimin paqësor ekzistonte tashmë.

Në mbështetje të argumentit të tyre se arsyet etnografike “nuk mund të jetën vetëm ato që duhet të futen në procesin e llogaritjeve”, kryeministrat britanikë dhe francezë vënë pikën mbi faktin se 3 milionë gjermanë ishin përfshirë në Çekosllovaki, dhe 3.5 milionë rusë ishin zhvendosur në Poloninë Qendrore. Presidenti ishte informuar nga kryeministrat, se, ndërsa përfaqësuesit britanikë në Paris panë objeksionin serioz tek kjo marrëveshje, qeveria Britanike nuk e konsideroi veten e saj të justifikuar mbi atë llogaritje në rishikimin e propozimit për anëtarësinë së tyre në Lidhjen e Kombeve.

Ne nuk do të tërhiqemi

“Qeveritë e Francës dhe Britanisë së Madhe”, – vlerësojnë kryeministrat në kërkesën e 17 shkurtit, – “për këtë, si dhe më parë, besojnë se çfarëdo pikëpamje që mund të kenë Shtetet e Bashkuara për çështjen e Adriatikut, ato nuk do të prishin mekanizimin në tërësi për marrëveshjen, duke vënë në dyshim ndërkombëtarisht tërheqjen e marrëveshjes së vitit 1919, sepse pikëpamja e tyre nuk është që të përshtaten në këtë rast konkret”.
Pasi po vlerësojnë se tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e vitit 1919, më pas mund të thyhet shpresa se bota “po ndryshon kushtet dhe kërkesat e racës njerëzore, të cilat mund të jenë të përshtatura nga procese të arsyeshme dhe të drejta në vend të armatimit dhe orientimit tek lufta”, – përfundojnë kryeministrat aleatë në deklaratën e tyre për presidentin.

“Qeveritë e Francës dhe Britanisë së Madhe nuk mund të besojnë se synimi i popullit amerikan është të ndërmarrë një hap që ndikimet e tij do të jenë të mëdha dhe të tmerrshme në botë, të cilat edhe në aspektin e tyre të jashtëm janë të papërshtatshme”.
Përgjigja e dhënë nga presidenti Uillson më 10 shkurt, e konsideruar si një “kërcënim” ndaj tyre, më tepër se një fjalë e hedhur direkt ndaj tyre është një përsëritje e qëndrimeve të saj, pasi çështja është analizuar në mënyrë të ngushtë dhe se ajo nuk vinte dyshim këtu ujditë për Adriatikun, Turqinë dhe çështje të tjera,të cilat janë bërë në tërësi pa konsultimin e Shteteve të Bashkuara, apo të parimeve për të cilat Presidenti luftoi në Paris: Ai do të ndërmarrë seriozisht tërheqjen e dy Marrëveshjeve dhe autorizoi “kushtet e zgjidhjes evropiane të vendosura në mënyrë të pavarura dhe të detyruara nga qeverisë që i bashkëngjiten”

Presidenti kishte replikuar, duke mbajtur gjatë gjithë kohës qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje, ndonëse ai nuk kishte dëshirë të “kritikojë çfarëdolloj përpjekje të Francës dhe Anglisë në drejtim të çështjes së Adriatikut, por ai ndjen se në rrethanat e tanishme, nuk ka alternativë, por të ruajë gjendjen.

Nxitja e jugosllavëve, jo e drejtë
Duke deklaruar se parimi thelbësor për të cilën lufta ishte fituar, ishte ai që qeveritë nuk kanë të drejtë të ndryshojnë territorin ose përcaktojnë aleanca politike të çdo populli të lirë dhe besimi i tij se pesë shtetet e mëdha (duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara) nuk kanë më tepër të drejtë sesa, për shembull, qeveria Austriake, të ndryshojnë kufijtë e popullit të lirë jugosllav pa konsensusin dhe bashkëpunimin e këtyre popujve; – presidenti këmbëngul që “drejtësia dhe vetëvendosja duhet të zëvendësojnë agresionin dhe diktatin politik, nëse paqja e përhershme dhe synimet e larta janë arritur të vendosen në luftën e fundit.

Qëndrimi i presidentit është deklaruar nga kërkesa e Sekretarit Amerikan të Shtetit Polke që thotë se fuqitë të cilat ishin bashkuar në luftën kundër Gjermanisë “dhanë provat përfundimtare dhe të palëkundshme të sinqeritetit të tyre në luftë, të shkruara në Marrëveshjen e Versajës, Artikulli X i Konventës së Lidhjes së Kombeve, i cili përbën një siguri se të gjitha Fuqitë e Mëdha kanë detyruar Gjermaninë që të heqë dorë nga agresioni territorial dhe gjithë ndërhyrjet e tjera do të bëhen përmes vetëvendosjes së lirë politike të popujve të botës”.
Duke përsëritur pikëpamjen e saj tek qëllimi i luftës, – sa qeveria e Shteteve të Bashkuara ishte e interesuar, – që të ishte një Europë e lirë nga mjegulla, e cila u përhap mbi të për të gjeneruar rezikun e vazhdueshëm të luftës, – kërkesa e Polkes tek kryeministrat sërish citonte përcaktimin e presidentit, siç vijon më tej “kërcënimi” i tij, kur ajo thotë: “Presidenti ndjen të rëndësishme të thotë sërish se mendimi i qeverisë Amerikane për kushtet e vendosjes së paqes duhet të vazhdojë të formulohet në bazë të parimeve për të cilat Amerika hyri në luftë”.

Përdorimi i fjalëve “rëndësishëm”, “duhet”, “vazhdojë” në këtë paragraf të kërkesës ishin peshuar në mënyrë të kujdesshme nga presidenti dhe ata nuk ishte menduar këtu se kuptimi i tyre do të humbiste në interpretimin e kryeministrave britanik dhe francez.
Presidenti nuk autorizoi vetëm Sekretarin e Shtetit Polk të dërgoj kërkesën, e cila nga ana tjetër përcaktonte edhe qëndrimin e presidentit, por deklarata e tij ishte menduar të pasohej me sqarime shtesë për shkak se presidenti “e ndjente atë të rëndësishme” për ta thënë sërish.

Gjithashtu, presidenti dëshmoi pozitivisht në qëndrimin e tij, duke thënë se kushtet e vendosjes së paqes “duhet” të bëhen në mbështetje të parimeve të sigurta.
Përdorimi prej tij i fjalës “vazhdon” është gjithashtu domethënëse, sepse interpretimi nxjerr në pah qartësisht se presidenti kishte në mendje jo vetëm çështjen e Adriatikut, por edhe pune të tjera të papërfunduara të Konferencës së Paqes, duke përfshirë çështjen turke, dhe siç është i interesuar në shqyrtimin e parimeve për të cilat ai është duke luftuar, bashkë me të edhe për zgjidhjet e çështjeve të tjera, siç ishte ajo e Adriatikut.
Kuptohet këtu se presidenti është më tepër i gatshëm që këto parime, më shumë të respektohen në marrëveshjet e paqes për Adriatikun dhe Hungarisë, sesa për marrëveshjen e paqes me Turqinë.

“Për më tepër, ajo çështje nuk ka qenë kurrë politikë e kësaj qeverie apo aleatëve të saj”, – thuhet në letrën e fundit të presidentit, duke i bërë kërkesë Lidhjes së Kombeve, duke garantuar se “një ujdi e keqe nuk do të bëhet më e keqe”. Thelbi i të tilla vendimeve domosdoshmërisht do të shkatërrojë besimin në Lidhje e Kombeve. Madje, ka gjasa ta prishë atë.

*Shkrimi është publikuar më 26 shkurt 1920 në “The New York Times”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit