1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Presidentja Osmani ndanë Medaljen Presidenciale Ushtarake për ushtarët ukrainas që kanë shërbyer në Kosovë nga viti 1999

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë sot Medaljen Presidenciale Ushtarake për ushtarët ukrainas që kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të KFOR-it që nga viti 1999.

Osmani ka thënë se një mirënjohje e tillë shkon për 1 mijë e 400 ushtarët ukrainas, gra e burra, të cilët u kujdesën për sigurinë e Kosovës.

- Advertisement -

Presidentja tutje ka potencuar se “në kohën kur në Ukrainë po mbrohet në mënyrë dinjitoze e tashmja dhe e ardhmja e gjithë Evropës, populli i Kosovës qëndron me popullin dhe ushtarët e Ukrainës drejt fitores ndaj agresionit rus”.

Shkrimi i plotë i Osmanit:

Sot dekorova me Medaljen Presidenciale Ushtarake kontigjentin ukrainas të KFOR-it për kontributin e dhënë për më shumë se dy dekada për paqen dhe sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Medalja e sotme është mirënjohje ndaj 1400 grave e burrave të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cilët shërbyen në Kosovë që nga viti 1999 në kuadër të forcave të NATO-s, por edhe vlerësim ndaj profesionalizmit dhe trimërisë të cilat kjo ushtri po i manifeston në këto kohë të errëta për popullin ukrainas dhe për gjithë kontinentin tonë.

Në kohën kur në Ukrainë po mbrohet në mënyrë dinjitoze e tashmja dhe e ardhmja e gjithë Evropës, populli i Kosovës qëndron me popullin dhe ushtarët e Ukrainës drejt fitores ndaj agresionit rus.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit