1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Presidentja Osmani pritet në takim nga kryeministri i Kanadasë: Kosova është e bekuar me aleatët e saj

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Kanada. Ajo është pritur nga kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Ajo përceç përkrahjes që ka marrë, kanë biseduar edhe për rritjen e njohjeve e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, tregtisë e arsimit, si dhe fuqizimi i grave, i demokracisë dhe i sundimit të ligjit, ishin vetëm disa nga temat që diskutuam e për të cilat do të punojmë bashkë.

- Advertisement -

Postimi në facebook:

Isha e nderuar të pritem nga Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, për të diskutuar hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Kanadasë, bazuar në vlerat tona të përbashkëta.

Përkrahja e Kanadasë për Kosovën nuk ka munguar asnjëherë dhe jam e lumtur që sot u rikonfirmua ky partneritet i fuqishëm të cilin synojmë ta forcojmë e zgjerojmë në fusha të ndryshme.

- Advertisement -

Fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës nëpërmjet rritjes së njohjeve e anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, tregtisë e arsimit, si dhe fuqizimi i grave, i demokracisë dhe i sundimit të ligjit, ishin vetëm disa nga temat që diskutuam e për të cilat do të punojmë bashkë.

Kosova është e bekuar me aleatët e saj!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit