8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Presidentja Osmani reagon pas sanksioneve të SHBA-së për kokat e KRlMlT në veri të Kosovës

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi nga SHBA-ja kanë ardhur sanksione për disa nga krerët e krimlt të organizuar në veri të Kosovës.

Osmani ka thënë se i mirëpret sanksionet ndaj Zvonko Veselinoviqin dhe grupit të tij krimlnal.

- Advertisement -

“I mirëpres sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij transnacional të krimlt të organizuar nga veriu i Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA-në për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla krlminale”, shkruan presidentja në Twitter.

Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja i ka goditur rrjetet e korrupsionit në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krlmit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Në komunikatën e kësaj zyre, ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit