8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Presidentja Osmani: Serbisë iu ofruan tri opsione për zgjedhjet, por nuk u pranuan

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për zgjedhjet në Serbi gjatë konferencës për punën e saj njëvjeçare si kryetare e shtetit.

Ajo tha se Serbia ka vazhduar me lloj-lloj propagandash gjatë kësaj periudhe e cila ka synuar që t’i paraqesë institucionet e Kosovës, si institucione që kinse kanë shkelur të drejtat e serbëve për të votuar, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

“Është për fat të keq të Serbisë dhe gjithë rajonit që nuk ka një ndryshim pozitiv në kontekst të mentalitetit që udhëheq Serbia. Po vazhdon një mentalitet i viteve ’90 ku Serbia vazhdon t’i shoh shtetet e tjera në rajon në veçanti Kosovën, Malin e Zi e Bosnje dhe Hercegovinën si shtete të përkohshme. Po besoj që tashmë e kanë të qartë që këto shtete janë të përhershme dhe pavarësisht rolit destabilizues që Serbia si satelit i Rusisë e luan në rajonin tonë, askush nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga e drejta jonë për të ekzistuar si vend i lirë, sovran dhe i pavarur.

“Serbia ka vazhduar me lloj-lloj propagandash gjatë kësaj periudhe, propagandë e cila ka synuar që t’i paraqesë institucionet e Kosovës si institucione që kinse e kanë shkelur të drejtën e serbëve për të votuar. E vërteta është shumë larg kësaj sepse në fakt ka qenë Serbia ajo që ka ndaluar të drejtën e serbëve për të votuar. Institucionet e Kosovës u kanë dhënë të drejtë qytetarëve serbë që kanë dy shtetësi që të votojnë qoftë nëpërmjet zyrës ndërlidhëse, qoftë nëpër postës, apo duke e nënshkruar një marrëveshje bilaterale e cila do të respektonte në tërësi praktikat më të mira ndërkombëtarë në këtë drejtim. Pra kanë qenë tri opsione të cilat nuk janë pranuar nga ana e Serbisë, pra Serbia është ajo që ka mohuar mundësinë e votimit me postë, mundësinë e votimit në zyrën ndërlidhëse dhe parandaloi nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale e cila do të ishte në përputhje me praktikat e vendeve demokratike dhe me praktikat e pranuara nga komisioni i Venecias”.

Osmani tutje falënderoi policinë e Kosovës dhe AKI-në për rolin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së qytetarëve gjatë së dielës.

- Advertisement -

“Si presidente, roli im ka qenë që të sigurohem që modaliteti të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën e Kosovës, me ligjet e vendit dhe të respektoj në plotni sovranitetin e vendit. Ajo që kishte ardhur si propozim i Serbisë, nuk i ka respektuar asnjërën nga këto parime, ka qenë në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet. Falënderoj policinë e Kosovës dhe AKI-në për rolin e tyre për të ruajtur paqen dhe sigurinë e qytetarëve gjatë ditës së djeshme, për një organizim dhe angazhim të tyre të vazhdueshëm e cila ka kontribuar që si institucione ta mbrojmë sovranitetin tonë në këtë situatë”, tha presidentja Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit