19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Zelenskiy lëshon Kyivin për të shkuar në vendin ku u bë mizori ndaj civilëve

Rekomandime

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka shkuar në qytetin e Buchas, ku u raportua për një mizori ndaj civilëve, të kryer nga forcat ruse.

I veshur me jelek antiplumb dhe i rrethuar nga ushtarët ukrainas, Zelenskiy ka folur për televizionin nacional ukrainas nga qyteti i Buchas.

- Advertisement -

Zelenskiy ka thënë se është shumë e vështirë për Ukrainën të negociojë me Rusinë, pas mizorisë që kreu ushtria ruse në Bucha, shkruan “The Guardian.

Fotografia: Anadolu Agency/Getty Images

Ai tutje ka shtuar se “sa më shumë Rusia e zvarrit procesin e takimeve”, aq më e vështirë bëhet situata.

“Ne e dimë për mijëra të vr.arë, të torturuar, të prerë, për gra të dhnuara dhe fëmijë të vr.arë”, ka deklaruar sot Zelenskiy.

- Advertisement -

Bucha gjendet në rrethinën e Kyivit. Nga aty, gjatë fundjavës u shpërndan fotografitë e civilëve me duar të lidhura e të msakruar në një rrugë të qytetit.

Rusia ka mohuar kategorikisht akuzat për krimet e kryera nga ushtria e saj, duke thënë se pamjet e Buchas janë montuar nga Ukraina dhe Perëndimi, edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë dëshmi për ato që i kanë deklaruar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit