5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Presidentja tha se Kosova mund të ofrojë hetim ndërkombëtar, reagon Fatmir Reçica nga grupi Kumanova

Rekomandime

Fatmir Reçica nga Grupi Kumanova është paraqitur në një lidhje direkte në “Frontal” pasi presidentja e vendit Vjosa Osmani tha sot se Kosova është e gatshme që të ofrojë mbështetje për një hetim ndërkombëtar për rastin Kumanova.

Fatmir Reçica tha se e ka përcjellë konferencën e përbashkët të presidentes Vjosa Osmani me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe shpreson që do të ketë vullnet politik edhe për rastin e tyre.

- Advertisement -

“Duke besuar se drejtësia do të triumfojë unë dhe shokët jemi të gatshëm të paraqitemi para një trupi gjykues të pavarur ndërkombëtar, ndryshe gjykimi nuk do të kishte më gjykim…Kemi kerku hetim ndërkombëtar dhe nga shteti vetëm të respektohet Kushtetuta e Kosovës, neni 15. Për rastin e Kumanovës ka pasur vetëm deklarata politike, po ku gjendemi ne dhe dënimet tona nuk mundemi me thanë se është bërë diçka…Gjitha proceset e montuara në Maqedoni dhe shumë raste të tjera, deri sot nuk ka ndodh hetim ndërkombëtar. Prej ditës se parë kemi kërku, sot i kemi bë gjashtë vjet e gjysmë në burg edhe sa duhet me pritë ne me pas hetim ndërkombëtar. Autoritetet e Kosovës po tregojnë se ka vullnet politik për rastin tonë”, u shpreh ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është pyetur rreth ngjarjes së ndodhur në Lagjen e Trimave në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

Gazetari e ka pyetur shefen e shtetit të Kosovës, nëse Republika e Kosovës është e gatshme për ta njohur “hetimin, akuzën dhe verdiktin gjyqësor për rastin Lagjia e Trimave, me qëllim që t’i transformon të burgorusit shtetas kosovarë në Maqedoninë e Veriut brenda Kosovës”.

Osmani tha se duhet pritur që për këtë rast të përfundojnë procedurat gjyqësore brenda Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

“Mendoj që duhet që të presim që procesi të përfundojë në plotësi dhe poashtu që të zbardhen të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Për momentin rasti ndodhet në Gjykatën Supreme dhe pasi të jep verdiktin Gjykata Supreme juridikisht dhe ezaurohen të gjitha mjetet juridike për sa i përket proceseve gjyqësore brenda Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi ajo.

Presidentja e Kosovës deklaroi se nga pala maqedonase janë deklaruar që për këtë rast mund të ketë edhe një hetim ndërkombëtar dhe se Kosova është e gatshme të ndihmojë për zbardhjen e rastit deri në fund.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit