0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pretendimi i Serbisë se katër vende kanë tërhequr njohjet, Gërvalla i përgjigjet Selakoviqit

Rekomandime

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se s’ka informacion nga asnjë shtet që do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës pas pretendimeve që ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, bëri sot se katër vende janë gati për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“S’kemi asnjë informacion nga asnjë shtet, por edhe nga Serbia nuk i kemi. Fakti që vetëm pak orë pas aplikimit të Kosovës në KE, ata thonë që i kanë gati katër çnjohje tregon dy gjëra: ose lajmi është i pavërtetë ose ata kanë shumë kohë që punojnë për çnjohjen, për dallim nga ajo që deklarojnë publikisht”.

- Advertisement -

Gërvalla tha se janë në dijeni edhe për fushatën që Serbia e ka bërë në vazhdimësi kundër pavarësisë së Kosovës.

“Kemi pasë informacione nga shtete në kontinente të tjera që Serbia në asnjë moment s’ka pushuar së punuari për çnjohje. Madje, në shtete afrikane ka pasë oferta të kombinuara me armë ruse dhe vaksina ruse dhe për çudi edhe me sheqer. Kjo ka qenë oferta që iu ka bërë Serbia disa shteteve, të cilat s’e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë”.

Gërvalla tha se Serbia duhet ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës nëse “vërtet interesohet për qytetarët serbë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit