1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Prezantohej si doktor shkence, mashtrimi me kriptovaluta i solli pasuri prej qindra miliona dollarë, njihuni me bullgaren Ruja Ignatova

Rekomandime

Pas njërës prej mashtrimeve më të mëdha me kriptovaluta qëndron bullgarja Ruja Ignatova, e cila prej mijëra njerëzve ka vjedhur miliona dollarë.

Para mijëra adhuruesve në Wembley Arena në vitin 2016, u kishte premtuar që OneCoin do të jetë kriptovaluta më e madhe, duke u thënë “se për dy vitet e ardhshme askush nuk do të flet për Bitcoin”.

- Advertisement -

Dhe duket se ajo kishte arsye të forta të besonte në këtë, pasi britanikët vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2016 shpenzuan në valutën e saj 30 milionë euro. E gjatë periudhës 2014-2016, në tërë botën në këtë valutë janë investuar 4 miliardë euro.

Dy muaj pas paraqitjes në Londër të Dr. Ruja, ekspertit të kriptovalutave Bjormn Bjerk i është ofruar një punë, ndërtimin e një zinxhiri “blockchain” për kompaninë që nuk e kishte ende atë por që merrej me kriptovalutën – OneCoin. Megjithatë, ai nuk e pranoi ofertën e bullgares.

Dr. Ruja blerësve potencial u është prezantuar si doktor shkence nga Konstanca në Bullgari, kurse fjalimi i saj i mbajtur në konferencën e ekonomistëve në Londër është transmetuar live.

- Advertisement -

Pakoja më e vogël kushtonte 140 euro, por shumica kanë shkuar deri në 118 mijë euro, e pakoja e tajkunëve ka kushtuar 5 mijë euro. Megjithatë kjo “fasadë” nuk ka mundur të rezistoj gjatë dhe gjithçka doli në shesh.

Koha e këmbimit vonohej vazhdimisht, me qëllim që OneCoin të mund të shndërrohej në para të thata. E kur erdhi kjo ditë në tetor të vitit 2017, Ruja nuk u shfaq fare.

- Advertisement -

Edhe pse nuk dihet për një shumë të saktë, ekspertët besojnë se bëhet fjalë për rreth 15 milionë dollarë. E kur gazetarët tentuan të kuptojnë se kush qëndron prapa OneCoin, kanë hasur në një sërë kompanish që kishin lidhje me njëra-tjetrën.

Bjerk është i bindur që Dr. Ruja siç e quante veten Ignatova, kurrë nuk ka pritur që OneCoin do të shkoj aq larg me rritje të vlerës dhe fitimeve. Njerëzit që ishin të kyçur në fazat e hershme i kanë thënë se nuk ka pasur nevojë të bëhen mashtrime prej mijëra dollarëve. Ajo tentoi të ndalet, por njerëzit nga hija nuk e lejuan.

Befasisht edhe pas tërë këtyre zhvillimeve, OneCoin filloi të funksionojë – dhe njerëzit vazhduan të investojnë në të. Por në vitin 2019 autoritetet amerikane zbuluan se më 25 tetor të vitit 2017, Ruja ishte larguar me aeroplan nga Sofia për në Athinë dhe askush nuk e dinte se për ku e ka vazhduar rrugëtimin.

Në fund të tetorit është publikuar edhe teksti i fundit në BBC për Rujan, kurse vëllai i saj Konstantin Ignatov është dërguar në gjyq në New York. Gjykatësi e ka akuzuar atë për shpëlarje parash në vlerë prej 400 milionë dollarë sa edhe kishte fituar OneCoin në SHBA.

Në gjyq u zbuluar që Ignatov më 4 tetor kishte nënshkruar marrëveshjen për pranim të fajësisë, dhe disa pikave tjera të aktakuzës që rëndonin mbi të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit