Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati i është kundërpërgjigjur gazetarit Baton Haxhiu, pasi ky I fundit në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Prishtina asnjë plumb s’e ka shkrepë në Iuftë.
Murati në emisionin ‚dPt te Fidani’ në T7 përmendi dënimin e padrejtë të komandantit Sali Mustafa, i cili ishte angazhuar në organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës.
“Në sot kemi një gjykatë të Hagës dhe njeriu i parë që është dënuar padrejtësisht është komandanti Cali me 26 vjet. Kjo mbyll cdo debat për angazhimin e njerëzve të Prishtinës në luftë“.
Tutje, Murati thotë se në luftën e UÇK’së nuk ka qenë e përfshirë vetëm Kosova, por të gjithë shqiptarët, të cilët kanë kontribuar në një mënyrë ose tjetër.
“Ne nuk mund të injorojmë që lufta e UÇK’së ka qenë gjithëpërfshirëse, ku përveç pjesëmarrjes së të gjitha rajoneve, kanë marrë pjesë të gjithë shqiptarët.
Jo vetëm një përpjekje e të gjithë Kosovës, por e të gjithë shqiptarëve“, tha ai.