10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Prishtina festoi me muzikë shqiptare, Tirana me këngë serbe!/ Bytyçi: Serbia është rikthyer në Tiranë

Rekomandime

Profesori Universitar, Enver Bytyçi, në vend të urimin për festën e flamurit, ka shkruar një shkrim në të cilin ka përshkruar gjendjen në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ai ka thënë se edhe në këtë ditë festash nuk ka pajtim ndërmjet shqiptarëve , pasi Prishtina mbrëmë festonte 109 vjetorin e pavarësisë me koncert e muzikë popullore shqiptare, Tirana me këngë e muzikë serbe.

- Advertisement -

“Sot është ditë festë. Kosova kishte zi! Përcolli në amshim dy adoleshentë dhe shoferin e autobusit, të cilet u vranë nga një dorë e zezë. Por edhe në ditë feste nuk ka pajtim mes shqiptarësh! RTK e Prishtinës nuk pajtohet me RTSH-në e Tiranës. Prishtina mbrëmë festonte 109 vjetorin e pavarësisë me koncert e muzikë popullore shqiptare. Tirana me këngë e muzikë serbe! Kaq thellë janë fut rrënjët e perçarjes që Beogradi ka shtri në Shqipëri!”, shkroi Bytyçi.

Ai po ashtu pëmendi faktin që sot në Vlorë, kryeministri Edi Rama nuk u përshëndet me presidentin Ilir Meta dhe kreun e bashkisë.

“Por jo vetëm kaq. Në Vlorë ishin presidenti, kryeministri, kryetarja e Parlamentit dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës për ngritjen e flamurit të bashkimit kombëtar! Megjithatë Kryeministri nuk ka pranuar të flas me presidentin dhe kreun e Bashkisë se Vlorës! Në shenjë hakamarrje ai nuk ua ka dhënë atyre dorën! Deri këtu janë shtrirë trentakulat e përçarjes serbe të shqiptarëve! Deri te krerët e shtetit!”, nënvizon Bytyçi.

- Advertisement -

Për këtë arsye, për këtë arsye në urimin e tij për diën e sotme Bytyçi tha se ka shkruar: Gëzuar pavarësinë pa lirinë!

“Kam ndjesinë se ata që në vjeshtën e pavarësisë së vitit 1912 vranë 25 mije shqiptare që ajo të mos ndodhte, pra kam përshtypjen se Serbia është rikthyer tashmë në Tiranë, pas 109 vitesh! Nuk ka rëndësi nëse është këtu me ushtri e me topa apo me politikë. Duket qartë se ajo ka hyrë në vendin tonë, sepse vet kreu i ekzekutivit tonë ia ka hapur dyert me dorën e vet!”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit