Sot në lagjen Kurillë të Prizrenit u hap edhe zyrtarisht zyra e parë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Aty Albin Kurti me bashkëpartiakët e tij u prit nga kryetari i kësaj pike dhe aktivistë e qytetarë.
Meqë vendi ishte i ngushtë dhe nuk i zinte të gjithë, tubimin e mbajtën tek shtëpia e kryetarit të kësaj zyreje.
Pjesë e kësaj agjende është edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, njofton Klan Kosova.
Ndryshe, ecjen në këmbë Kurti e ka bere nga shtëpia e kulturës nëpër qendrën e qytetit, ndërsa pjesën tjetër të rrugës e bëri me veturë drejt Kurillës.