12.1 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Profesori amerikan: Siguria në perëndim po kërcënohet nga Moska dhe Beogradi

Rekomandime

Analisti amerikan dhe profesori i John Hopkins, Edward Joseph me një seri të cicërimave në ‘Twitter’ ka kritikuar ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke e quajtur autokrat, të korruptuar dhe njeri që mohon gjenocidin serb në Kosovë gjatë viteve të 90-ta.

Ai duke folur për mohimin e mizorive ruse në rajonin Bucha të Ukrainës, e krahason me mohimin që presidenti serb Aleksandër Vuçiq e bën ndaj masakrës së Reçakut në Kosovë.

- Advertisement -

Joseph në një moment të caktuar ka thënë se tani që kanë përfunduar zgjedhjet në Serbi, perëndimi duhet të ndërmarrë hapa mbi kërcënimin e sigurisë që po i kanoset nga “regjimet e korruptuara në Moskë dhe Beograd”.

“Tani që zgjedhjet serbe kanë përfunduar, është koha e fundit që zyrtarët e SHBA/BE të avancojnë interesat perëndimore mbi kërcënimin ndaj sigurisë perëndimore që po paraqitet nga regjimet e korruptuara autokratike në Moskë dhe në Beograd”, tha Joseph.

- Advertisement -

Joseph i ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të mos japin deklarata të këndshme drejt Vuçiqit, pasi sipas tij ajo që ka ndodhur në Bucha të Ukrainës e ka reduktuar hapësiren e manovrimit të Vuçiqit.

“Këtu është pika për zyrtarët e SHBA/BE: Bucha ka reduktuar hapësirën e manovrimit të Vuçiqit – dhe tuajën. Sharada e ‘balancimit’ të Vuçiqit midis Rusisë dhe BE-së ka përfunduar – nëse zyrtarët e SHBA/BE vazhdojnë të kenaqin autokratin serb. Bucha shkakton të kaluarën e turpshme të Serbisë në Reçak, Srebrenicë, Sarajevë dhe Vukovar. Mariupol dhe Vukovar… cili është ndryshimi përveç numrit të viktimave? Deklaratat e këndshme perëndimore, se sa i mrekullueshëm është autokrati revizionist, tani janë edhe më të papranueshme”, shkruan Joseph.

- Advertisement -

Krejt në fund, Joseph ka thënë se interesat perëndimore mbrohen duke mbajtur përgjegjëse Serbinë për veprimet e saj dhe duke e detyruar atë të pranojë të kaluarën e gjithashtu duke përdorur fjalën korrupsion hapur si në Sarajevë e Tiranë.

Ai më tutje ka thënë se interesat perëndimore nuk avancohen duke thënë ‘shikoni nga e ardhmja, jo nga e kaluara’, por duke këmbëngulur në përgjegjësinë e të kaluarës për një të ardhme të mirë.

“Interesat e SHBA/BE avancohen duke mbajtur Serbinë përgjegjëse për të njëtat standarde – as më të larta as më të ulëta – si fqinjët e saj. Fqinjët e Serbisë me shumicë ortodokse kanë goditur Iuftën e Putinit dhe kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, me përjashtim të rasteve kur përfaqësuesit e Vuçiqit po ndërhyjnë. Interesat e SHBA/BE duke avancohen duke parë jo vetëm atë që thotë Vuçiq për brutalitetin rus në Ukrainë, por çfarë mediat serbe (nën ndikimin e qeverisë) u thonë qytetarëve serbë për Iuftën. Interesat e SHBA/BE avancohen duke përdorur hapur fjalën korrupsion në Beograd, siç ndodh tashmë në Sarajevë, Tiranë e gjetkë. Interesat e SHBA/BE avancohen jo nga klisheja ‘shikoni nga e ardhmja, jo nga e shkuara’, por duke këmbëngulur në përgjegjshmërinë për të kaluarën si rrugë drejt një të ardhmeje të begatë. Kush do të presë që Ukrainë ‘të shikojë nga e ardhmja’ pa përgjegjësinë e plotë ruse për veprimet e saj në kohë Iuftë”, shkruan në fund Joseph.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit